2013
Plaku S. Giford Nilsen
Maj 2013


Plaku S. Giford Nilsen

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku S. Giford Nilsen

Plaku Stenli Giford Nilsen është i apasionuar pas atletikës, por sportet nuk janë gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Ai beson se drejtpeshimi është vendimtar dhe se ungjilli është themeli për lumturi tani dhe në përjetësi.

I lindur në tetor të 1954–ës nga Heri dhe Lois Nilsen, ai jetoi në Provo të Jutas në SHBA, deri pas diplomimit nga kolegji. Prindërit e tij i mësuan një sistem vlerash të përqendruar tek ungjilli që ia ka udhëhequr jetën.

Pas pësimit të një dëmtimi të rëndë që i dha fund karrierës së tij të futbollit në kolegj, Plaku Nilsen tha se mësoi që gjërat më të rëndësishme në jetë nuk mund të zhduken nga një dëmtim.

Pas një shërimi të plotë, ai luajti si qendërmbrojtës në Ligën Kombëtare të Futbollit, por karriera e tij përfundoi pas tre vitesh. Ai u përqesh publikisht. Ishte një kohë vetëreflektimi dhe zbulimi i asaj që ai vërtet besonte. “Mësova se Shpëtimtari asnjëherë nuk të braktis, pavarësisht gjithçkaje”, tha Plaku Nilsen, i cili tani jeton në Shugër–Lend, Teksas.

Nëse ka ndonjë shkrim të shenjtë që është përpjekur ta ndjekë gjatë gjithë jetës së tij, ai është Mateu 5:14–16: “Ju jeni drita e botës. … Ashtu le të shndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.”

 “Zoti i hap krahët e Tij për ne”, tha Plaku Nilsen. “Ne ia tregojmë dashurinë Atij duke e jetuar ungjillin.”

Ishte gjatë kolegjit që ai u takua me Uendi Olsonin. Ata u martuan në Tempullin e Provos në Juta më 23 prill 1975. Ai mori një diplomë për komunikim nga Universiteti “Brigam Jang”. Ai ishte qendërmbrojtës për ekipin Hjuston Oilers dhe regjisor i sporteve për televizionin KHOU përpara thirrjes së tij për të shërbyer me kohë të plotë për Kishën.

Babai i gjashtë fëmijëve, Plaku Nilsen ka shërbyer si mësues seminari, president i Të Rinjve, president i kuorumit të pleqve, peshkop dhe president kunji. Gjatë kohës së thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve ai po shërbente si I Shtatëdhjetë Zonal.