2013
Mjetet e Reja në Internet Ndihmojnë që të Ruhen dhe Publikohen Fotot dhe Kujtimet Familjare
Maj 2013


Mjetet e Reja në Internet Ndihmojnë që të Ruhen dhe Publikohen Fotot dhe Kujtimet Familjare

Vizitorët te faqja FamilySearch.org do të vërejnë disa ndryshime domethënëse deri në prill 2013. Ngjyrat e gjalla e të shndritshme, fotografitë ndjellëse dhe një mori veçorish të reja ofrojnë një larmi përvojash përtej kërkimit. Ndonëse faqja do të jetë ende një pikëndalim i madh për gjenealogjistët dhe hulumtuesit, veçoritë e reja do të tërheqin një mori edhe më të gjerë vizitorësh.

Veçoritë e reja ndihmojnë që historia familjare të ecë përtej kërkimit dhe t’i shfaqet një auditori më të gjerë kërkuesish fillestarë të rinj e të vjetër të historisë familjare. Vizitorët tani me bashkëpunim mund të ndërtojnë pemën e tyre familjare në internet dhe të ruajnë e publikojnë foto dhe histori familjare – të gjitha falas.

Fotot dhe historitë familjare u japin jetë paraardhësve. Njerëzit e vërtetë [që ndodhen] prapa të dhënave mund të japin mësim parime të tilla si vlera e punës së vështirë, si të përballemi me sfidat e jetës dhe se si zgjedhjet ndikojnë në jetën tonë.

Thjeshtësimi i regjistrimit dhe i ruajtjes së historive familjare na ndihmon të lidhemi me të kaluarën tonë dhe të krijojmë një trashëgimi për të ardhmen.

Veçori të Reja në FamilySearch.org

FamilySearch Family Tree [Pema Familjare në FamilySearch]. Për herë të parë në faqen FamilySeach.org, individët mund të fillojnë me bashkëpunim të ndërtojnë pemën e tyre të përbashkët familjare plotësisht në internet, duke filluar me shtimin e informacionit rreth vetes dhe më pas zgjerimin e tij për brezat e kaluar.

Pikat Kyçe të Pemës Familjare:

  • Gjejeni pemën te adresa FamilySearch.org poshtë ikonës “Family Tree” [“Pema Familjare”].

  • Pema është e populluar më parë me mbi 900 milion emra personash të ndihmuar nga përkrahësit.

  • Është falas.

  • Ajo u krijon individëve mundësinë që me bashkëpunim ta ndërtojnë, ta administrojnë dhe ta publikojnë historinë e tyre familjare tërësisht në internet.

  • Përdoruesit mund të zbulojnë atë që të tjerët mund të kenë gjetur tanimë për historinë e tyre familjare.

  • Përdoruesit mund të bashkëngjisin lehtësisht foto, histori dhe burime hallkash lidhëse.

  • Përdoruesit mund ta ruajnë përherë pemën e tyre të përbashkët familjare për brezat e ardhshëm.

  • Opsioni i lehtë “grab and pull” [“kap dhe tërhiq”] i lejon përdoruesit që ta lëvizin pemën e tyre familjare lart e poshtë me lehtësi.

  • Përkrahësit do të kenë qasje ndaj miliarda të dhënave falas në FamilySearch.org që të ndihmojnë me plotësimin e degëve që mungojnë në Pemën e tyre Familjare.

Foto. Përdoruesit mund t’i ruajnë fotot e parapëlqyera të paraardhësve, t’i bashkëngjisin ato në profilet e tyre në FamilySearch Family Tree [Pema Familjare në FamilySearch] dhe t’i publikojnë ato përmes mediave shoqërore. Mbi 200.000 foto janë vendosur, ruajtur dhe publikuar tashmë.

Historitë. Përdoruesit mund të shkruajnë në FamilySearch Family Tree [Pema Familjare në FamilySearch] historitë e parapëlqyera për një paraardhës të veçantë. Kjo veçori u krijon familjeve mundësinë që t’i mbledhin, t’i publikojnë dhe t’i ruajnë përherë historitë e tyre familjare.

Grafiku i Përkrahësve Ndërveprues. Në FamilySearch 2012 u provua një veçori që u krijoi individëve mundësinë që ta shihnin veten dhe paraardhësin e tyre në përmbajtjen e një grafiku shumëngjyrësh të përkrahësve. Kjo veçori tani është përmirësuar dhe është e disponueshme në faqen FamilySearch.org.

Programi Family Tree Wizard. Atyre që nuk kanë punuar më parë për krijimin e pemës së tyre familjare, ky mjet do t’iu duket i dobishëm. Me një stil interviste ndjellëse, mjeti bën pyetje rreth paraardhësve tuaj të gjallë e të vdekur, më pas i ndërton ato lidhje te pema familjare që ju të filloni punën.

Ndihmë në Kohë Reale. Interesi për historinë familjare po rritet në të gjithë botën. FamilySearch ka krijuar një komunitet botëror në internet që siguron ndihmë falas për programin dhe ndihmë për kërkim vetjak përmes telefonit dhe komunikimit në faqen zyrtare 24 orë në ditë – tani në 10 gjuhë.

Gjuhët. Të gjitha veçoritë dhe shërbimet e reja tani do jenë të disponueshme në 10 gjuhë. Një grup videosh falas për përdorimin dhe burime të tjera në internet janë të disponueshme për të gjitha veçoritë. Thjesht klikoni te butoni Help [Ndihmë] për më shumë hollësi.

© IRI

© IRI