2013
Nill F. Mariot
Maj 2013


Nill F. Mariot

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave

Pamja
Nill F. Mariot

Edhe para se të bashkohej me Kishën, Nill Fut Marioti mësoi që kur ishte vajzë e vogël se kishte një Perëndi dhe se Ai e donte atë.

“Im atë ndoqi shembullin e Atit tonë Qiellor”, tha këshilltarja e dytë e re në presidencën e përgjithshme të Të Rejave. “Dashuria dhe vlerësimi i tij për të tjerët ishte i pakufizuar. Ishte një kalim i thjeshtë dhe i natyrshëm i dashurisë e mirëbesimit që kisha për atin tim tokësor te mirëbesimi dhe dashuria e Atit tim Qiellor.”

E lindur nga Xhorxh dhe Entoni Fut në tetor 1947 në Aleksandria të Luizianës në SHBA, ajo ishte motra e vetme nga gjashtë vëllezër më të vegjël. Pas diplomimit nga Universiteti Southërn Methodist në Dallas të Teksasit, me një diplomë për literaturën e gjuhës angleze dhe universitet të dytë, ajo u shpërngul në Kembrixh, Masaçuset, ku punoi si sekretare në Universitetin e Harvardit. Atje takoi Dejvid Kenon Mariotin, i cili i tha: “Kam disa miq që dua t’i takosh”. Ai shpejt i solli misionarët që t’i jepnin mësimet asaj dhe shoqes së saj të dhomës.

Ndërsa i dëgjoi misionarët, ajo tha: “Mësimet mbushën pjesët bosh të kuptimit tim për ungjillin”. Pas pagëzimit të saj në maj të 1970–ës, ajo dhe Dejvidi mbetën miq; pas një viti ata filluan të dilnin në takime dhe u martuan në qershor të vitit 1971 në Tempullin e Solt–Lejkut.

Duke punuar bashkë me bashkëshortin e saj, Motra Mariot qëndroi në shtëpi me 11 fëmijët e tyre, ndërsa ai ndoqi karrierën për biznes. Ata kanë shërbyer në shumë thirrje të Kishës. Ajo shërbeu me të ndërsa ai kryesoi në Misionin San–Paolo, Interlagos nga viti 2002–2005, dhe shërbeu si punonjëse e ordinancave në Tempullin e Solt–Lejkut, presidente e Shoqatës së Ndihmës të kunjit dhe të lagjes, presidente e Të Rejave të lagjes, mësuese e Doktrinës së Ungjillit dhe si specialiste e ruajtjes së ushqimit.

Në detyrën e saj të re, Motra Mariot shpreson të japë të njëjtën dëshmi që mori kur ishte e re. Ajo dëshiron që të rejat të dinë se “Ati i tyre Qiellor i do me dashurinë më të thellë e më të lavdishme”.