2013
Plaku Arnulfo Valencuela
Maj 2013


Plaku Arnulfo Valencuela

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Arnulfo Valencuela

Plaku Arnulfo Valencuela u rrit në vendbanimet mormone në Çiuaua, Meksikë dhe u diplomua nga Akademia Huárez e zotëruar nga Kisha. Fëmijëria e tij i dha mundësi të çmuara për t’u udhëhequr nga burra e gra besnike, që iu përkushtuan ungjillit dhe shërbimit ndaj Zotit.

Mësimet e marra në atë cep të mirënjohur të Kishës në Amerikën Latine do t’i shërbejnë mjaft atij ndërsa merr detyrat e tij si anëtar i Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve.

“Ndihem shumë i bekuar për këtë thirrje për t’i shërbyer Zotit rregullisht me kohë të plotë”, tha ai.

I lindur në maj të 1959–ës nga Gilberto dhe Roza Valencuela, Arnulfo i ri u tërhoq në moshë të re ndaj shërbimit në Kishë. Në moshën 19–vjeçare pranoi thirrjen në Misionin e Meksikës, Verakruz. Në atë rajon piktoresk të Meksikës, ai kuptoi kënaqësinë e punës së përditshme të ungjillit dhe gëzimin që merr kur i fton të tjerët te Krishti.

Pak pas misionit të tij, ai vizitoi një familje që kishte pagëzuar e që më pas u shpërngul në Meksiko–Siti. Fqinja ngjitur familjes, Pilar Porras, qe një e kthyer në besim besnike në Kishë. Arnulfo dhe Pilari u bënë miq dhe shpejt filluan të dilnin në takime. Ata u martuan në Tempullin e Mesas në Arizona më 6 prill 1982, në një kohë kur nuk kishte tempuj në vendlindjen e tyre.

Ata kanë rritur tre fëmijë, duke vazhduar të shërbejnë në Kishë teksa e kanë parë Meksikën të bëhet një komb tempujsh. “Nuk mund ta kishim përfytyruar kurrë se do të kishim 12 tempuj në Meksikë dhe një në ndërtim e sipër”, tha ai.

Gjatë kohës së shërbimit të tij si peshkop, si këshilltar edhe në presidencën e kunjit edhe të misionit, dhe si I Shtatëdhjetë Zonal, Plaku Valencuela ka qenë dëshmitar i përkushtimit të mrekullueshëm të anëtarëve të panumërt meksikanë, të cilët janë të gatshëm të japin gjithçka që kanë për kauzën e Zotit.

I diplomuar në Universitetin e Meksiko–Sitit për Kontabilitet dhe Studime Administrimi, Plaku Valencuela ka punuar në pozicione të ndryshme administrimi për shoqëri ndërkombëtare.