2013
Boni L. Oskarson
Maj 2013


Boni L. Oskarson

Presidente e Përgjithshme e Të Rejave

Pamja
Boni L. Oskarson

Ndërkohë që shërbente si kryekujdestare në Tempullin e Stokholmit, Suedi nga 2009–ta deri në 2012–ën, Boni Li Grin Oskarson pa shenjtorë të ditëve të mëvoshme nga Suedia, Norvegjia dhe Letonia të sakrifikonin për të adhuruar në shtëpinë e Zotit.

Megjithatë, ajo nuk e dinte deri atëherë, se mësimet që po mësonte nga këta anëtarë “shumë të përulur, jashtëzakonisht të përkushtuar e të zotuar” do ta ndihmonin të drejtonte përqendrimin e saj si presidente e përgjithshme e Të Rejave të Kishës.

“Duke qenë se shumë të reja tani po zgjedhin të shërbejnë në misione dhe të frekuentojnë tempullin në një moshë të hershme, shpresoj që përvoja ime e punës në tempull do të më ndihmojë të kuptojë se si t’i ndihmoj ato të përgatiten”, tha ajo.

Boni Li Grin u lind në tetor të 1950–ës në Solt–Lejk–Siti nga Teo Xhejms dhe Xhin S. Grin. Kur prindërit e saj vendosën se dëshironin që fëmijët e tyre ta provonin Kishën jashtë Jutas, nëntëvjeçarja Boni dhe familja e saj u shpërngulën në Oklahoma të SHBA–së. Familja kaloi kohë edhe në Kolorado dhe Tenisi përpara se të shpërngulej në Misuri, ku Boni takoi Pol Kent Oskarsonin në sheshin e tempullit në Far–Uest, Misuri – një vend me rëndësi, sepse të dy kanë paraardhës që jetuan në zonën e Far–Uestit.

Pas ndjekjes së Universitetit “Brigam Jang”, çifti u martua më 19 dhjetor 1969, në Tempullin e Solt–Lejkut; shtatë fëmijë do t’i bashkoheshin përfundimisht familjes.

Motra Oskarson ishte vetëm 25 vjeçe kur bashkëshorti i saj – i cili kishte shërbyer me kohë të plotë në Misionin e Suedisë nga viti 1965 deri në 1968–ën – u thirr për të kryesuar në Misionin e Suedisë, Goteborg.

Kur familja Oskarson u kthye në Shtetet e Bashkuara, ata jetuan në Misuri, Nju–Xhërsi, Masaçuset dhe Teksas, ku vëllai Oskarson punoi si zëvendëspresident rajonal i departamentit të dyqaneve. Sikurse prindërit e saj, Motra Oskarson gjeti gëzim të madh duke jetuar në zonat ku anëtarësia e Kishës ishte e vogël.

Motra Oskarson ka shërbyer si presidente e Të Rejave tri herë, si mësuese e seminarit herët në mëngjes për nëntë vjet dhe si mësuese e Doktrinës së Ungjillit.