2013
Plaku Timothi J. Daiks
Maj 2013


Plaku Timothi J. Daiks

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Timothi J. Daiks

Një nga rolet e parapëlqyera të Plakut Timothi Xhon Daiks në jetë është të “bëhe[sh] dëshmitar” dhe t’u dëshmosh të tjerëve, duke i ndihmuar ata të vijnë te Krishti. Qoftë nëse është duke shërbyer si misionar, duke bashkëvepruar me familjen e tij, ose duke punuar në profesionin e tij, ai e pranon me gëzim atë rol e përgjegjësi dhe përpiqet t’i ndihmojë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

I lindur në janar të 1951–shit në Murrei të Jutas, SHBA, nga Milo Fredrik dhe Meri Katherin Daiks, ai ishte i dyti nga shtatë fëmijët. Kur ishte dhjak i ri, familja e tij u shpërngul në Elko të Nevadës, ku kohën pas shkolle e kaloi duke punuar në farmacinë e të atit. Teksa punonin krah për krah, babai i tij i mësoi rëndësinë e punës së vështirë – diçka që do ishte shumë e dobishme për të si misionar i ri në Misionin e Gjermanisë Jugore nga viti 1970 deri në 1972.

“Ishte një mision i ashpër, por ishte një mision i mrekullueshëm për mua”, tha ai. “Mësova vlerën e punës së vështirë, të bindjes dhe të mosdorëzimit.”

Ajo etikë pune vazhdoi pas misionit të tij gjatë studimeve, profesionit dhe detyrave të tij në Kishë. Plaku Daiks e takoi bashkëshkorten e tij të ardhshme, Xhill Dadli, ndërkohë që ndiqte Universitetin “Brigam Jang”. Ata u martuan më 26 prill 1974, në Tempullin e Mantit në Juta. Ata kanë tre fëmijë.

Plaku Daiks mori një diplomë universitare nga Universiteti “Brigam Jang” për studime universitare dhe vazhdoi duke marrë një diplomë mjekësore nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Uashingtonit. Ai e kaloi karrierën e tij profesionale si një kirurg për veshët, hundën dhe fytin në një klinikë private në Reno të Nevadës.

Gjatë kohës së thirrjes së tij si Këshilltar i Dytë i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Daiks po shërbente në organizatën e Të Rinjve si një këshillues i kuorumit të dhjakëve. Ai ka shërbyer në shumë thirrje të tjera, përfshirë thirrjet si I Shtatëdhjetë Zonal, president i Misionit të Oregonit, Portland, president kunji, këshilltar në presidencën e kunjit, këshilltar i lartë, punonjës i ordinancave të tempullit, president i Shkollës të së Dielës dhe nëpunës lagjeje.