2013
Plaku Ulises Soaresh
Maj 2013


Plaku Ulises Soaresh

i Presidencës së Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Ulises Soaresh

Plaku Ulises Soaresh, i cili filloi të shërbente në Presidencën e Të Shtatëdhjetëve në janar të 2013–ës, e ka dëshmuar vetë rritjen e shpejtë të Kishës në disa pjesë të botës.

Plaku Soaresh u lind në San–Paolo të Brazilit, në tetor 1958. Prindërit e tij, Aparekido dhe Mercedes Soaresh, u bashkuan me Kishën kur ai ishte pesë vjeç. Ata i ndoqën mbledhjet në një dhomë sipër një furre buke. Plaku Soaresh kujton entuziazmin që ndjeu në moshën tetë vjeçare kur u organizua kunji i parë në Amerikën Jugore në San–Paolo në 1966–ën. Kisha në Brazil u rrit me shpejtësi me 50 kunje nga viti 1990 dhe me më shumë se 200 kunje nga viti 2000.

Plaku Soaresh, i cili mori një diplomë universitare në kontabilitet dhe ekonomi nga Universiteti Katolik Papnor dhe master nga Instituti Kombëtar i Studimeve Pasuniversitare, po punonte për një kompani shumëkombëshe gomash kur iu ofrua pozicioni në Kishë. I punësuar për të punuar për Departamentin e Financës, ai shpejt u bë drejtor për çështjet materiale në zyrën e zonës së Kishës në San–Paolo, duke i dhënë ndihmë Presidencës së Zonës për 10 vjet. Ai gjithashtu shërbeu si president i parë i Kunjit të Kotias, në San–Paolo të Brazilit.

Ai shërbeu si president i Misionit të Portugalisë, Porto, nga viti 2000 deri në 2003–shin dhe u thirr në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve në prill të 2005–ës. Ai ka shërbyer në Brazil dhe në Presidencat e Zonave të Afrikës Juglindore.

“Këto përvoja më kanë dhënë largpamësinë për të parë se Kisha mund të krijohet kudo ku kemi njerëz besnikë”, tha ai, “dhe largpamësinë për të parë atë që duhet të mësoj për të shërbyer më mirë.”

Plaku Soaresh dhe bashkëshortja e tij, Rozana Fernandes Morgado, u martuan në tetor të 1982–shit, në Tempullin e San–Paolos, Brazil. Ata janë prindër të tre fëmijëve.

Plaku Soaresh shërbeu një mision kohëplotë në Misionin e Brazilit, Rio–de–Zhanejro. Ai gjithashtu ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, këshilltar në një peshkopatë, këshilltar i lartë, sekretar ekzekutiv i kunjit dhe agjent rajonal për mirëqenien.