2013
Plaku Eduard Dubi
Maj 2013


Plaku Eduard Dubi

i Të Shtatëdhjetëve

Pamja
Plaku Eduard Dubi

Plaku Eduard Dubi u njoh me ungjillin në vitin 1981 nga një punëdhënës, në shtëpinë e të cilit punoi. Burri i dha atij një kopje të Librit të Mormonit. Ai nuk e lexoi atë deri në vitin 1983, por në atë kohë i la aq shumë mbresa dëshmia e Jozef Smithit për vizitën e Moronit saqë ai iu përgjigj ftesës për të marrë pjesë në një mbledhje agjërimi dhe dëshmish në shtëpinë e mbledhjeve në Kuekue në Zimbabve.

Fillimisht nuk u ndje rehat, duke menduar se ai punonte për shumicën e atyre që merrnin pjesë.

“Por kur ata ndanë dëshmitë e tyre rreth Librit të Mormonit, unë ndjeva njëfarë lidhjeje me këta njerëz”, kujtoi ai, “dhe isha në gjendje t’i ndaja ndjenjat e mia rreth Librit të Mormonit.”

Më vonë ai mori mësimet e misionarëve, u pagëzua dhe përfundimisht shërbeu në Misionin e Zimbabves, Harare.

Gjatë asaj kohe, ai i dha mësim familjes së Naum Keresija Salazanit, në atë kohë 16 vjeçe. Ata vazhduan të njiheshin pas misionit të tij dhe u martuan në Kuekue më 9 dhjetor 1989. Në maj të 1992–shit, ata u vulosën në Tempullin e Johanesburgut, të Afrikës Jugore. Ata janë prindër të tri vajzave dhe një djali.

I lindur në maj të 1962–shit në fshatin Çirumanzu të Zimbabves, nga Klement dhe Rozmari Dubi, Plaku Dubi mori një diplomë për mësuesi nga Kolegji D. E. në Zimbabve në 1992–shin dhe më pas shkoi të punonte për Sistemin Arsimor të Kishës, duke krijuar seminare dhe institute në rajonin e Zimbabves, Zambisë dhe Malavisë. Ai është bekuar të shohë shumë nga studentët të cilëve u dha certifikatat e diplomimit, që të vazhdojnë e të shërbejnë në pozicionet e udhëheqjes së Kishës në ato vende teksa Kisha rritet.

Ai ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, president dege, president distrikti, president kunji, këshilltar në presidencën e misionit dhe, nga viti 2009 deri në 2012–ën, president i Misionit të Zimbabves, Harare. Përpara thirrjes së tij në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve ai ka shërbyer si I Shtatëdhjetë Zonal.