2014
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Nëntor 2014


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(28) Nil L. Anderseni forcon dëshminë e një misionari të kthyer për Jozef Smithin.

M. Rasëll Ballard

(89 Një udhërrëfyes për lumin i paralajmëron udhëtuesit [me rafting] që të “qëndro[jnë] brenda në barkë” ndërsa përgatiten për një udhëtim përmes rrëmbesave nëpër ujërat e bardha.

Dejvid A. Bednar

(107) Pasi mori trajtim mjekësor për një lëndim të lehtë, i biri i Dejvid A. Bednarit u ofron një trajtim të ngjashëm miqve të tij.

Linda K. Barton

(111) Një misionar kohëplotë e përfundon misionin e tij me një shpirt të kulluar pasi ia jep Zotit zemrën, fuqinë, mendjen dhe forcën.

Ted R. Kelister

(32) Nëna e Ben Karsonit ia ndryshoi atij drejtimin e jetës. Një vajzë libaneze e mëson ungjillin nga nëna e saj. Prindërit e Ted R. Kelisterit i mësojnë ungjillin atij.

Krejg C. Kristensen

(50) Disa dhjakë shprehin se përse ata e admirojnë Presidentin Monson. Krejg C. Kristenseni fiton një dëshmi duke studiuar Librin e Mormonit.

D. Tod Kristoferson

(16) Mbreti Henriku V u thotë njerëzve të tij se secili është i zoti i shpirtit të vet. Një burrë që nuk pranon të kujdeset për veten, bie dakord që ta shpien në varrezë.

Kuentin L. Kuk

(46) Lusi, nga seria humoristike Kikirikat, jep justifikime se përse i kishte lëshuar topat e lartë. Një i ri bën zgjedhje që nuk përputhen me synimet e tij për të shërbyer në mision dhe për t’u martuar në tempull. Një takim me një trajner futbolli në kolegj i vërteton Kuentin L. Kukut vendimin për të ndjekur këshillën e të atit të tij.

Din M. Dejvis

(53) Kisha dhe anëtarët e saj në Filipine shpëtojnë anëtarë e joanëtarë pas një tajfuni shkatërrimtar.

Sheril A. Esplin

(12) Një udhëheqëse e Të Rejave mëson për fuqinë aftësuese të sakramentit. Një burrë 96-vjeçar shkon në kishë që të mund të marrë sakramentin.

Henri B. Ajring

(59) Një i kthyer i ri në besim e ndihmon të riun Henri B. Ajring dhe vëllanë e tij që të përgatiten për shërbim priftërie. Babai dhe peshkopi i Henri B. Ajringut tregojnë besim tek ai duke i kërkuar ndihmë. Një shoqërues me përvojë për mësimet e shtëpisë tregon mirëbesim tek i biri i Henri B. Ajringut.

(70) Nëna e Henri B. Ajringut lutet që ai do të dëgjojë fjalën e Perëndisë në këshillën e saj. Udhëheqësit e Kishës në Ajdaho të SHBA-së marrin zbulesë për të ndihmuar viktimat e një përmbytjeje. Bashkëshortja e një burri që merr fuqinë vulosëse, e di nëpërmjet zbulesës se bashkëshorti i saj është thirrur nga Perëndia.

Eduardo Gavaret

(37) Si misionar kohëplotë, Eduardo Gavaret merr një mësim mbi ndjekjen e zërit të Shpëtimtarit. Prindërit dhe motrat e vëllezërit e një vajze 14-vjeçare në Uruguai ndjekin shembullin e saj dhe bashkohen me Kishën. Prindërit e Eduardo Gavaretit pranojnë misionarët dhe mesazhin e tyre.

Karlos A. Godoi

(96) Për të marrë bekimet e premtuara në bekimin e tij patriarkal, Karlos A. Godoi, me mbështetjen e bashkëshortes së tij, kërkon arsimim të mëtejshëm.

Robert D. Hejls

(80) I riu Robert D. Hejls fiton një dëshmi teksa mëson mbi Hyjninë nga prindërit e tij, mësuesit, shkrimet e shenjta dhe Fryma e Shenjtë.

Xhefri R. Holland

(40) Tomas S. Monsoni kthehet nga Gjermania me shapkat e shtëpisë pasi i kishte falur këpucët si dhe kostumin e dytë dhe këmishët rezervë.

Leri S. Keçer

(104) Leri S. Keçer dhe bashkëshortja e tij rrëmbehen nga një rrymë bregu por ia dalin të kthehen në breg në saje të ndërhyrjes hyjnore. Dy burra bëjnë zgjedhje që i largojnë familjet e tyre nga Kisha. Vjehrri dhe vjehrra e Leri S. Keçerit bekojnë pasardhësit e tyre duke e jetuar ungjillin dhe duke ua dhënë mësim atë fëmijëve të tyre.

Jorg Klebingat

(34) Jork Klebingati e këshillon një motër në Misionin e Ukrainës, Kiev, që të mos bllokohej nga dobësitë e saj.

Nill F. Mariot

(117) Nill F. Marioti largohet nga tempulli duke e ditur se ajo mund t’i mirëbesojë Shpëtimtarit. E bija e Nill F. Mariotit e nxit familjen e saj që të luten pasi humb djali i vogël i familjes. Nëntëqind të reja në Alaskë recitojnë përmendsh shpalljen “Krishti i Gjallë”.

Hugo E. Martinez

(102) Presidenti Monson i shërben një ati e bija e të cilit është e sëmurë. Vëllezërit i sjellin ujë familjes Martinez pas një uragani.

Tomas S. Monson

(67) Një silur godet timonin e luftanijes Bismark, duke e lënë atë të paaftë që të lundronte sipas një kursi të hartuar.

(86) Anëtarët e Kishës në Kanada frekuentojnë shtëpinë e një çifti imigrantësh gjermanë që të mund të merrnin atje nga shpirti plot paqe.

Rasëll M. Nelson

(74) Pasi e operoi Presidentin Spenser W. Kimball, Rasëll M. Nelsoni merr një dëshmi se Presidenti Kimball do të bëhej profet.

Dallin H. Ouks

(25) Për shkak të durimit dhe mirësisë së bashkëshortes së tij, një bashkëshort joanëtar vendos të pagëzohet.

Alan F. Paker

(99) Teksa përqendrohet që të çajë dru, i riu Alan F. Paker harron t’ia heqë këllëfin sëpatës së tij.

Bojd K. Paker

(6) Një grua e kupton se Shpëtimtari ka paguar tashmë për një të keqe të tmerrshme të kryer ndaj saj.

L. Tom Peri

(43) Një nip i Presidentit Harold B. Li e kujton nënën e tij për rëndësinë e lutjes para gjumit.

Lin G. Robins

(9) Presidenti Bojd K. Paker e pyet Lin G. Robinsin se nga cili drejtim i mban sytë, duke e kujtuar atë se ai përfaqëson profetin para popullit.

Xhin A. Stivens

(114) Prindërit e Xhin A. Stivensit kapen fort pas besëlidhjeve të tyre dhe dashurisë së tyre për Zotin. Të reja përgatiten për besëlidhjet e tempullit.

Diter F. Uhtdorf

(56) Një burrë fiksohet pas një luleradhiqeje të vetme në kopshtin e fqinjit të tij. Një grabitës banke fërkon fytyrën me lëng limoni, duke besuar se kjo do ta bënte të padukshëm. Në një lagje gjoja të fortë, 11 martesa përfundojnë në divorc.

(120) Mësueset vizitore i vijnë në ndihmë një nëne të vetme që po mundohej me dy fëmijë të sëmurë.