2014
Filmi rreth Jozef Smithit Tani në Hulu
Nëntor 2014


Filmi rreth Jozef Smithit Tani në Hulu

Miliona njerëz tani kanë mundësi ta shohin një film të prodhuar nga Kisha, i cili nderon Profetin Jozef Smith. Jozef Smithi: Profeti i Rivendosjes, një film që paraqet jetën dhe trashëgiminë e Profetit, është tani i gjindshëm për t’u parë pa pagesë në Hulu, një faqe interneti që ofron transmetim të videove.

Ai është filmi i parë i Kishës që po përfshihet në një kanal shpërndarjeje ekskluziv e të rëndësishëm si Hulu, ku rreth 4 milionë abonentë mund të shohin video të transmetuara sipas kërkesës, nëpërmjet Roku-t, Apple TV-së, Xbox-it, PlayStation-it dhe telefonave inteligjentë e tabletave që lidhen me internetin. Të pasurit e filmit në Hulu jo vetëm e bën atë më të përdorueshëm për anëtarët e Kishës, por gjithashtu siguron një mundësi për më shumë njerëz, të cilët nuk janë shdm, që ta shohin e të mësojnë më shumë rreth Kishës.

Anëtarët që e shohin, lënë komente dhe e vlerësojnë filmin, mund ta bëjnë filmin më të lehtë për t’u gjetur nga të tjerët.