2014
Dy Ditë të Lavdishme me Mesazhe të Frymëzuara
Nëntor 2014


“Dy Ditë të Lavdishme me Mesazhe të Frymëzuara”

“Kemi përjetuar dy ditë të lavdishme me mesazhe të frymëzuara”, tha Presidenti Tomas S. Monson në përfundim të Konferencës së Përgjithshme Gjysmëvjetore të 184-t më 5 tetor 2014.

Ato mesazhe përfshinë rëndësinë e zhvillimit të një dëshmie që do t’ju aftësojë për t’i duruar të gjitha rrethanat; vijimin në shtegun e Shpëtimtarit dhe bërjen një dishepull i përkushtuar; pasimin dhe mbështetjen e profetëve; përdorimin me urtësi të lirisë së zgjedhjes; dhe bërjen e shtëpisë një vend dashurie, sigurie, shembulli dhe mësimi të ungjillit.

Në fjalët e tij të hapjes të shtunën, Presidenti Monson vuri në dukje se Kisha vazhdon të rritet. “Ne tani jemi më shumë se 15 milionë [anëtarë] të fortë dhe po rritemi në numër”, tha Presidenti Monson. “Përpjekjet tona misionare po shkojnë përpara të papenguara. Kemi mbi 88.000 misionarë që po shërbejnë, duke e shpërndarë mesazhin e ungjillit kudo në botë.”

Në sesionin e pasdites të së shtunës, Plaku Karlos H. Amado dhe Plaku Uilliam R. Uolker, të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, u liruan nga thirrjet dhe iu dha status nderi. Plaku Arayik V. Minasian dhe Plaku Gvido Senkans u liruan nga thirrja si Të Shtatëdhjetë Zonalë.

Për herë të parë në konferencën e përgjithshme, disa folës, gjuha amtare e të cilëve nuk është anglishtja, i dhanë bisedat në gjuhën e tyre amtare. Plaku Çi Hong (Sam) Uong foli në gjuhën kantoneze, Plaku Eduardo Gavaret dhe Plaku Hugo E. Martinez në spanjisht dhe Plaku Karlos A. Godoi në portugalisht.

Njerëz të shumtë mbushën Qendrën 21.000 vendëshe të Konferencave dhe zona të tjera në Sheshin e Tempullit në Solt-Lejk-Siti në Juta të SHBA-së, për secilin prej sesioneve të konferencës, të cilat u përkthyen në më shumë se 90 gjuhë dhe u transmetuan në më shumë se 170 shtete dhe territore. Përveç këtyre, punimet ishin të gjindshme në televizion, radio, transmetim satelitor dhe internet, duke përfshirë pajisjet e mbartshme. Kjo konferencë shënoi përvjetorin e 90-të të transmetimeve të konferencës në radio dhe përvjetorin e 65-të të transmetimeve në televizion.

Presidenti Tomas S. Monson flet gjatë sesionit të pasdites të së dielës të konferencës së përgjithshme.