2014
Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve
Nëntor 2014


Vazhdon Përparimi në Ndërtimin e Tempujve

“Kur të gjithë tempujt e njoftuar më parë të ndërtohen dhe të përkushtohen, ne do të kemi 170 tempuj në funksionim në mbarë botën”, tha Presidenti Tomas S. Monson gjatë konferencës së përgjithshme të tetorit 2014. “Për shkak se po i përqendrojmë përpjekjet tona te përfundimi i tempujve që u njoftuan më parë, nuk po njoftojmë tani ndonjë tempull të ri. Sidoqoftë, në të ardhmen, teksa i përcaktojmë nevojat dhe gjejmë tokat, do të bëhen njoftime për tempuj të tjerë.”

Kur Presidenti Monson ripërkushtoi Tempullin e Ogdenit në Juta në shtator 2014, kjo e solli në 143 numrin e tempujve të Kishës në funksionim në mbarë botën.

Tempulli i Fort-Loderdejlit në Florida u përkushtua në maj 2014 nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, Këshilltar i Dytë në Presidencën e Parë. Tempulli i Feniksit në Arizona do të përkushtohet më 16 nëntor 2014 dhe të paktën pesë tempuj të tjerë do të përkushtohen ose ripërkushtohen në vitin 2015.

Tempulli i Ogdenit në Juta u ripërkushtua më 21 shtator 2014.

Fotografi nga Sarah Jane Weaver, Church News