2014
Burime Shërbestare u Mundësohen Këshillave
Nëntor 2014


Burime Shërbestare u Mundësohen Këshillave

Anëtarët e këshillave të kunjeve dhe të lagjeve tani kanë mundësi përdorimi të një faqeje të re të Kishës në internet, të quajtur Burimet Shërbestare, e gjindshme te ministering.lds.org, për t’i ndihmuar individët dhe familjet për nevojat e tyre materiale dhe shpirtërore, duke përfshirë çështje të vështira e të ndjeshme. Përdorimi u mundësohet atyre me thirrje të tanishme në këshillat e kunjeve dhe të lagjeve nëpërmjet llogarisë së tyre shdm.

Burime që më parë u mundësoheshin vetëm peshkopëve dhe presidentëve të kunjeve, janë përditësuar e zgjeruar me udhëzim të veçantë rreth mënyrës se si të ndihmohen viktimat e abuzimit, ata që ndeshen me varësitë, prindërit e vetëm që presin fëmijë, përdoruesit e pornografisë, ata që përjetojnë tërheqje fizike ndaj së njëjtës gjini dhe ata që po ndeshen me probleme financiare dhe punësimi.

Nën drejtimin e peshkopit, këshillat e lagjeve mund t’i përdorin Burimet Shërbestare për t’u këshilluar së bashku për të mirën e individëve dhe të familjeve brenda kufijve të lagjeve të tyre.