2014
Mbështetja e Drejtuesve të Kishës
Nëntor 2014


Mbështetja e Drejtuesve të Kishës

Propozohet që ne të mbështetim Tomas Spenser Monson, si profet, shikues dhe zbulues, si dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Henri Benion Ajring, si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë; dhe Diter Fridrih Uhtdorf, si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.

Ata që janë dakord, mund ta tregojnë atë.

Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta tregojnë atë.

Propozohet që ne të mbështetim Bojd Keneth Paker, si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dhe ata që vijojnë, si anëtarë të atij kuorumi: Bojd K. Paker, L. Tom Peri, Rasëll M. Nelson, Dallin H. Ouks, M. Rasëll Ballard, Riçard G. Skot, Robert D. Hejls, Xhefri R. Holland, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson dhe Nil L. Andersen.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë në të njëjtën mënyrë.

Propozohet që ne të mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Dymbëdhjetë Apostujt si profetë, shikues e zbulues.

Të gjithë që janë dakord, ju lutem tregojeni atë.

Kundër, në qoftë se ka, me të njëjtën shenjë.

Propozohet që ne të lirojmë nga detyra me vlerësim për shërbimin e tyre të shquar, Pleqtë Karlos H. Amado dhe Uilliam R. Uolker si anëtarë të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve dhe i zgjedhim ata si Autoritete të Përgjithshme nderi.

Ata që dëshirojnë të bashkohen me ne për t’u shprehur mirënjohjen për shërbimin e tyre të përkushtuar, lutemi ta tregojnë.

Pleqtë Arayik V. Minasian dhe Gvido Senkans janë liruar nga detyra si Të Shtatëdhjetë Zonalë. Propozohet që atyre t’u jepet një votim vlerësimi për shërbimin e tyre.

Të gjithë që janë dakord, ju lutemi tregojeni.

Propozohet që ne të mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe presidencat e përgjithshme të organizatave ndihmëse me përbërjen e tyre të tanishme.

Ata që janë dakord, lutemi ta tregojnë atë.

Ndonjë kundër mund ta tregojë.

Vëllezër dhe motra, faleminderit për besimin dhe lutjet tuaja në emrin tonë.