2016
150 Tempuj në Funksionim
Maj 2016


150 Tempuj në Funksionim

Gjatë sesionit të paradites të së dielës në konferencë, Presidenti Tomas S. Monson njoftoi planet për të ndërtuar katër tempuj të tjerë: në Belem, Brazil; Kuito, Ekuador; Limë, Peru dhe Harare, Zimbabve.

Që nga konferenca e përgjithshme e fundit, kanë ndodhur këto ngjarje që përfshijnë tempujt:

Përkushtime dhe Ripërkushtime

Me përkushtimin e Tempullit të Qendrës së Provo-Sitit në Provo të Jutës, SHBA, Kisha tani ka 150 tempuj në funksionim anembanë botës. Tempulli u përkushtua më 20 mars 2016, ditë përpara përvjetorit të 180-të të përkushtimit të Tempullit të Kirtlandit, tempullit të parë të Rivendosjes, më 27 mars 1836.

Tre tempuj të tjerë u përkushtuan ose ripërkushtuan: Tempulli i Montrealit në Kebek në nëntor 2015, Tempulli i Tihuanës në Meksikë në dhjetor 2015 dhe Tempulli i Suvës në Fixhi në shkurt 2016.

Planifikohen përkushtime edhe për Tempullin i Saporos në Japoni, më 21 gusht 2016; Tempullin e Filadelfiës në Pensilvani, më 18 shtator 2016; Tempullin e Fort-Kolinsit në Kolorado, më 16 tetor 2016; Tempullin e Star-Vallejit në Uajoming, më 30 tetor 2016 dhe për Tempullin e Hartfordit në Konektikat, më 20 nëntor 2016.

Tempulli i restauruar i Frajbergut në Gjermani, do të ripërkushtohet më 4 shtator 2016.

Ndërtime dhe Restaurime

Ndërtimet vazhdojnë në Tempullin e Konsepsionit në Kili, Tempullin e Parisit në Francë, Tempullin e Romës në Itali dhe në tempujt vijues në Shtetet e Bashkuara: Sidër-Siti, Juta, Meridian Ajdaho dhe Tuson, Arizona. Datat e përfundimit shtrihen nga viti 2016 deri në vitin 2018. Ndërtimi në shkallë të gjerë ka mbetur pezull për Tempullin e Fortalezës në Brazil. Tempujt e Frankfurtit, Gjermani, e Xhordan-Rivërit, Juta dhe të Ajdaho Follsit, Ajdaho janë nën restaurim.

Ceremoni të Fillimit të Ndërtimit

Ceremoni të fillimit të ndërtimit u mbajtën për Tempullin e Lisbonës në Portugali në dhjetor 2015 dhe për Tempullin e Barankijës në Kolumbi e për Tempullin e Kinshashës në Republikën Demokratike të Kongos në shkurt 2016. Ceremonia e fillimit të ndërtimit për Tempullin e Durbanit në Afrikën e Jugut u zhvillua më 9 prill 2016.

Planifikim dhe Përgatitje

Këta tempuj janë njoftuar, por janë ende në faza planifikimi dhe përgatitore: Abixhan në Bregun e Fildishtë (Côte d’Ivoire), Arekipa në Peru, Bangkok në Tajlandë, Prot-o-Prens në Haiti, Rio-de-Zhanejro në Brazil, Urdaneta në Filipine dhe Unipeg në Manitoba.