2016
Plaku Uedhërford T. Klejton
Maj 2016


Plaku Uedhërford T. Klejton

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Plaku Uedhërford T. Klejton është jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë që ka për të shërbyer. Puna e Zotit është një përparësi për të. Ai ndien dashuri të madhe për njerëzit dhe lidhje të forta me familjen e tij.

“Me ungjillin e Jezu Krishtit, ne të gjithë mund të mblidhemi në shtëpi”, thotë Plaku Klejton. “Familja ime e ka ndier ndikimin e atyre që janë larguar më parë nga kjo jetë. Ata janë po aq të vërtetë sa edhe ata që janë të pranishëm.”

Lindur në Kaliforni të SHBA-së, më 1 mars 1952, nga Uitni Klejton i Riu dhe Elisabeta Taçston Klejtoni, Plaku Klejton mori një dëshmi të fortë në rininë e tij për mësimin e shtëpisë. Për shkak të përpjekjeve të një mësuesi të shtëpisë, në moshën 12-vjeçare, ai dhe familja e tij i pranuan besëlidhjet e shenjta të ungjillit dhe u vulosën në Tempullin e Solt-Lejkut në vitin 1964 nga Plaku Harold B. Li, në atë kohë [anëtar] i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

Duke menduar për mënyrat se si Zoti e përgatiti atë të shërbente, Plaku Klejton thotë se ai shpesh frymëzohej nga shembujt e të tjerëve: “Pashë se si miqtë dhe familja ia përkushtuan jetën e tyre Zotit dhe e gjetën gëzimin e tyre në shërbimin që i dhanë Perëndisë”.

Pasi shërbeu në Misionin Francez të Kanadasë, ai u regjistrua në Universitetin e Jutës, ku takoi Liza Tomasin. Ata u martuan më 16 mars 1976 në Tempullin e Solt-Lejkut. Ata janë prindërit e pesë fëmijëve.

Plaku Klejton mori një diplomë për psikologji dhe e përfundoi shkollën e mjekësisë në Universitetin e Jutës. Ai punoi në një klinikë private mjekësore si një obstetër-gjinekolog nga viti 1985 deri në vitin 2013, përpara thirrjes për të shërbyer si president i Misionit të Torontos në Kanada.

Ai ka shërbyer si udhëheqës i misionit të lagjes, mësues i Doktrinës së Ungjillit, president i Të Rinjve, këshillues për historinë familjare, mësues i të rinjve në Shkollën e së Dielës, peshkop, këshilltar i lartë, këshilltar në një presidencë kunji dhe si president kunji.