2016
Plaku Mark A. Breg
Maj 2016


Plaku Mark A. Breg

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Kur Mark Bregu ishte 14 vjeç, miq nga ekipi i tij i bejsbollit e prezantuan familjen e tij me Kishën. Marku u pagëzua dhe nëna e tij u bë aktive.

“Kjo e ndryshoi jetën tonë”, thotë Plaku Breg.

Mark Alin Bregu u lind më 16 prill 1962, në Santa-Monika, Kaliforni, SHBA nga Donald E. dhe Dajen Bregu.

Ndërkohë që ndiqte Universitetin e Jutas, Plaku Breg u thirr për të shërbyer në Misionin e Monterejit në Meksikë nën drejtimin e presidentit të misionit Roi H. King dhe bashkëshortes së tij, Darlen O. King.

Kur Plaku Breg e përfundoi shërbimin e tij misionar, filloi të dilte në takime me bijën më të vogël të presidentit të tij të misionit, Ivonën. Ata u martuan në Tempullin e Los–Anxhelosit në Kaliforni më 17 mars 1984.

Pas vdekjes së parakohshme të babait të Plakut Breg, çifti u kthye në Kaliforni që ai të niste karrierën në industrinë bankare (ai e përfundoi karrierën si zëvendëspresident i lartë i Bankës së Amerikës) dhe për të qenë më pranë nënës së Plakut Breg.

Do të kalonin shtatë vjet përpara se fëmijët t’i bashkoheshin familjes Breg. “Ndonjëherë ne ndiheshim të pavend, edhe në familjen tonë”, kujton Plaku Breg.

Pastaj – “në ditën më të mirë në botë” – motra Breg solli në jetë fëmijën e parë nga katër fëmijët tanë. “Më kujtohet … tek mendoja se nuk mund të kishte asnjeri më të lumtur nga sa isha unë në atë çast”, thotë Plaku Breg.

Jeta nuk ka qenë gjithnjë e lehtë për familjen, gjithsesi. Ditën pasi Plaku Breg u mbështet si peshkop në lagjen ku u rrit, nëna e tij u vra tragjikisht gjatë grabitjes së një makine. Varrimi i saj ishte i pari që ai kryesoi si peshkop. “Shoqata e Ndihmës i qëndroi pranë familjes sime çdo ditë”, kujton ai.

Ato mësime dashurie, shërbimi dhe dhembshurie do ta udhërrëfenin Plakun Breg gjatë shërbimit të tij të ardhshëm në Kishë – si president kunji, I Shtatëdhjetë Zonal dhe si punonjës për ordinancat e tempullit.