2016
Plaku Valeri V. Kordon
Maj 2016


Plaku Valeri V. Kordon

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Nga mamaja e tij, e cila u bashkua me Kishën në moshën 16-vjeçare, Plaku Valeri Vladimir Kordon Orellana krijoi një themel në ungjill, që i shërbeu fare mirë kur u largua 150 km nga vendlindja e tij në Zakapa, Guatemala, për të ndjekur shkollën e mesme në Guatemala-Siti dhe për të studiuar shkenca kompjuterike.

“Gjëja më e rëndësishme që mora nga nëna ime qe të isha shumë nderues për të gjitha gjërat e shenjta të Kishës”, kujton Plaku Kordon, i cili është djali i Ovidio dhe Ema Orellana Kordonit.

Plaku Kordon u lind më 19 shkurt 1969, në Guatemala-Siti dhe e kaloi fëmijërinë në Zakapa. I ati shkoi në Çikago, Ilinois, në Shtetet e Bashkuara për të punuar. Ndërsa qe atje, ai u ndikua nga anëtarët e Kishës dhe mori mesazhin e ungjillit nga misionarët. Familja u vulos në Tempullin e Mesës, Arizona në vitin 1972, kur Valeri ishte tre vjeç.

Plaku Kordon thotë se u rrit me dashurinë për ungjillin ndërsa e dëgjonte mamanë e tij që shpesh këndonte himne të Kishës dhe këndonte këngë të tilla si “Fëmi i Per’ndis’ Jam” dhe “I Hope They Call Me on a Mission” [“Shpresoj t’më Thërrasin në një Mision”]. Plaku Kordon shërbeu në Misionin e El-Salvadorit nga viti 1987 deri në vitin 1989.

Ai u martua me Glenda Zelmira Ze Diazin më 25 mars 1995 në Tempullin e Guatemala-Sitit, Guatemala. Motra Kordon kishte për qëllim që të shërbente vetë në një mision, por planet e saj ndryshuan kur u takua me Valerin. Më vonë ajo e njohu atë si të riun që ia kishte kapur syri kur pa fotografinë e tij në një revistë të Kishës vite më parë. Ata kanë tre vajza.

Plaku Kordon mori një diplomë baçelor nga Universiteti “Mariano Galvez” në Guatemala në vitin 2010 dhe një diplomë pasuniversitare për administrim biznesi nga Instituti i Masaçusetsit për Teknologjinë në vitin 2012. Ai punoi si drejtor i sistemeve informative në një kompani farmaceutike dhe që nga viti 2012 në Pepsico Foods [Ushqimet Pepsiko] në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Karaibe.

Në kohën e thirrjes së tij, Plaku Kordon po shërbente në Kuorumin e Katërt të Të Shtatëdhjetëve në Zonën e Amerikës Qendrore. Ai shërbeu në presidencën e Misionit San-Hozè në Lindje, Kosta-Rika nga viti 1998 deri në vitin 2000.