2016
Rifaqoset Nënndarja e Konferencës në LDS.org
Maj 2016


Rifaqoset Nënndarja e Konferencës në LDS.org

Gjetja dhe studimi i fjalimeve të konferencës së përgjithshme në internet tani do të jetë më e lehtë se kurrë, falë rifaqosjes së nënndarjes të konferencës së përgjithshme në LDS.org. Veçoritë përfshijnë:

  • Identifikim të shpejtë të fjalimeve të dëshiruara, me fotografi të çdo folësi të vendosur në krah të titullit të fjalimit.

  • Një shirit të vetëm lundrimi në krye të të gjitha faqeve, që lejon 1) të drejtë hyrjeje tek të gjitha konferencat e përgjithshme nga viti 1971 deri tek e tanishmja, 2) mundësinë për të kërkuar sipas emrit të folësit dhe 3) mundësinë për të kërkuar biseda sipas temave të ungjillit.

  • Paraqitje të thjeshtuar të çdo fjalimi më vete, duke përfshirë ikona në krye të faqes për ata që dëshirojnë ta dëgjojnë, shkarkojnë, shtypin apo shpërndajnë.

Faqosja e re funksionon mirë për përdoruesit e kompjuterave të palëvizshëm, të kompjuterave të lëvizshëm dhe të aparateve celularë. Ndryshimet janë përfshirë tashmë në anglisht, spanjisht e portugalisht dhe do të vihen në dispozicion në më shumë se 80 gjuhë në muajt e ardhshëm.