2016
Plaku Xhoakin E. Kosta
Maj 2016


Plaku Xhoakin E. Kosta

Autoritet i Përgjithshëm I Shtatëdhjetë

Një mik që u bë shkuesi, e vuri Xhoakin Esteban Kostën në shtegun që çoi te kthimi i tij në besim në ungjillin e Jezu Krishtit, te një martesë në tempull dhe udhëheqje në Kishë.

Xhoakin Kosta u lind më 8 mars 1965, nga Eduardo J. Kosta dhe Graciela M. Fasi. Kur ishte student në Buenos-Ajres të Argjentinës, një mik, Alin Spanausi, tani një i Shtatëdhjetë Zonal, e njohu atë me Rene Varelën. Një shenjtore e ditëve të mëvonshme e brezit të dytë, Reneja ngurroi përpara se të pranonte të dilte në një takim me një djalë 21-vjeçar, i cili nuk ishte anëtar i Kishës. Pas tre takimesh ajo vendosi “se e pëlqente së tepërmi atë” dhe mendoi se nuk duhej të dilnin më në takime. Në mbarim të vitit shkollor, ai u kthye në vendlindjen e tij, Entre Rios në Argjentinë.

Reneja e pranoi thirrjen për të shërbyer në Misionin e Osornos në Kili. Pasi u kthye në shtëpi, Vëllai Spanaus bëri që ajo dhe Xhoakini të merrnin pjesë në të njëjtën festë, ku Xhoakini i kërkoi asaj të dilnin në një takim. “U luta dhe vendosa që t’i jepja një mundësi”, thotë Motra Kosta.

Shpejt, Xhoakini po mësonte për Kishën. Ndërsa studionte me misionarët, Reneja i kërkoi atij që të lutej dhe ta lexonte Librin e Mormonit nga fillimi deri në fund.

“Ai nuk i shkoi deri në fund para se të merrte një dëshmi të fortë”, thotë Motra Kosta. “Ai nuk u pagëzua thjesht që të më bënte qejfin mua. Ne dolëm në takime edhe për një vit tjetër dhe më pas u martuam në Tempullin e Buenos-Ajresit në Argjentinë në vitin 1989.”

Plaku Kosta mori një diplomë të nivelit të parë për ekonomik në vitin 1987 nga Universiteti i Buenos-Ajresit. Kur ishin një çift i ri, ata u shpërngulën në Provo të Jutës në SHBA, ku në vitin 1994 ai mori një diplomë masteri në administrim biznesi nga Universiteti “Brigam Jang”. Ata dhe familja e tyre në rritje, e cila përfshinte katër fëmijë, jetuan në Çikago të Ilinoisit, në SHBA, ndërsa ai punonte për një korporatë shumëkombëshe për investime bankare dhe shërbime financiare. Karriera e tij në bankë e ktheu sërish familjen e tij në Argjentinë për disa vite dhe më pas në Republikën Çeke dhe në Sulltanatin e Omanit. Gjatë dy viteve të kaluara, ai dhe familja e tij kanë jetuar në Limë të Perusë, ku ai ka punuar me një firmë daneze investimesh të përqendruar në mikrofinancë.