2016
Duke Bërë Mirë Anembanë Botës
Maj 2016


Duke Bërë Mirë Anembanë Botës

Shenjtorët e ditëve të mëvonshme vazhdojnë ta ndjekin shembullin e Shpëtimtarit duke e përshk[uar] vendin duke bërë mirë” (Veprat e Apostujve 10:38). Ja tek janë disa shembuj të kohëve të fundit.

Në Abu-Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, anëtarë dhe miq të Kishës nga nëntë vende të Lindjes së Mesme – të lindur në gjashtë kontinente – u mblodhën për një konferencë dhe një projekt humanitar ndërfetar. Ata grumbulluan dhe shpërndanë 8.500 komplete për higjienën dhe pako ushqimore.

Në Ugandë, dy dentistë dhe dy mjekë të higjienës së gojës, që të gjithë shenjtorë të ditëve të mëvonshme, kaluan një javë duke mbushur dhëmbë të prishur, duke shkulur e pastruar dhëmbë, duke dhënë mësim për higjienën e mirë të gojës dhe duke i udhëzuar dentistët dhe studentët vendorë për dentistë mbi praktikat më të mira.

Në Malajzi, anëtarët e Kishës u përqendruan te familja gjatë kremtimit të Vitit të Ri Kinez, një ngjarje që në mënyrë tradicionale përfshin vizitën në varreza teksa kujtohen, nderohen dhe respektohen paraardhësit.

Në Tajlandë, anëtarët e moshave 18 deri 35 vjeç u mblodhën në Bangkok për një konkurs gatimi dhe për një projekt shërbimi.

Në Fixhi, anëtarët dhe misionarët siguruan përpjekje ndihmuese për viktimat e Ciklonit Uinston. Udhëheqësit e Kishës punuan me organizata qeveritare e joqeveritare për të siguruar ushqim, ujë, çadra, pako higjiene dhe furnizime të tjera për urgjencat.