Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 1: Si e Morëm Ne Librin e Mormonit


Kapitulli 1

Si e Morëm Ne Librin e Mormonit

Pamja
Jozefi duke parë nga kisha

Kur Jozef Smithi ishte 14 vjeç, shumë kisha pretendonin se ishin të vërteta dhe ai nuk e dinte se me cilën kishë të bashkohej.

Pamja
Jozefi duke lexuar Biblën

Një ditë, Jozefi lexoi në Bibël vargun te Jakobi 1:5: “Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia”. Jozefi kishte nevojë të dinte se cila kishë ishte e vërtetë, kështu që ai vendosi të pyesë Perëndinë.

Pamja
Jozefi në pyll

Një mëngjes pranvere, Jozefi shkoi në pyll pranë shtëpisë së tij për t’u lutur.

Pamja
Jozefi duke u lutur

Kur ai u ul në gjunjë dhe filloi të lutej, Satani u përpoq ta ndalonte. Jozefi u lut shumë, duke i kërkuar ndihmë Atit Qiellor.

Pamja
Ati Qiellor dhe Jezusi

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti erdhën te Jozefi në një shtyllë drite. Ati Qiellor tregoi me gisht Jezusin dhe tha: “Ky është Biri Im i Dashur. Dëgjoje Atë!”

Pamja
Jezusi

Jozefi pyeti se me cilën kishë duhej të bashkohej. Jezusi i tha atij që të mos bashkohej me asnjërën prej tyre sepse të gjitha ishin të gabuara.

Pamja
njerëz duke e përqeshur Jozefin

Kur Jozefi u tha disa njerëzve se çfarë kishte parë e dëgjuar, ata e përqeshën atë. Udhëheqësit e shumë kishave në vend e përndoqën atë.

Pamja
Jozefi duke u lutur

Tre vjet kaluan. Një natë, Jozefi po lutej që të merrte falje për mëkatet e tij dhe për të ditur se çfarë duhej të bënte.

Pamja
Moroni që i shfaqet Jozefit

Një engjëll, i quajtur Moroni, u shfaq dhe i tregoi Jozefit për një libër që ishte shkruar në fletë të arta. Jozefi duhej t’i përkthente këto fletë në anglisht.

Pamja
Jozefi në shtrat

Pasi Moroni u largua, Jozefi mendoi rreth asaj që i kishte thënë Moroni. Moroni erdhi edhe dy herë të tjera atë natë.

Pamja
Jozefi duke ngritur një gur

Të nesërmen Jozefi shkoi në majë të kodrës Kumorah, të cilën e kishte parë në një vegim. Atje ai gjeti një gur të madh. Ai e ngriti gurin me një shkop druri.

Pamja
Jozefi duke parë fletët e arta

Poshtë gurit kishte një kuti prej guri. Kur Jozefi pa brenda në kuti, ai pa fletët e arta.

Pamja
Moroni që i shfaqet Jozefit

Moroni iu shfaq Jozefit dhe i tha të mos i merrte fletët, por të kthehej në të njëjtën ditë çdo vit për katër vjet. Çdo herë që Jozefi shkonte, Moroni e mësonte atë.

Pamja
Moroni që i shfaqet Jozefit

Pas katër vjetësh, Jozefi më në fund u lejua që t’i merrte fletët e arta. Ai përdori Urimin dhe Thumimin për të përkthyer disa prej atyre fletëve.

Pamja
Jozefi me shkruesin

Shkruesit e ndihmuan Jozefin që t’i shkruante fjalët ndërsa ai i përkthente ato nga fletët e arta.

Pamja
Jozefi me tipografin

Jozefi i çoi fjalët e përkthyera te një tipograf dhe i bëri një libër.

History of the Church [Historia e Kishës] 1:71

Pamja
Libri i Mormonit

Libri quhet Libri i Mormonit. Ai tregon për njerëz që jetuan në Amerikë shumë kohë më parë. Ai tregon gjithashtu për Jezu Krishtin, Birin e Perëndisë.