Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 7: Ndërtimi i Anijes


Kapitulli 7

Ndërtimi i Anijes

Pamja
Nefi

Pasi familja e Lehit kishte fushuar pranë detit për shumë ditë, Zoti i foli Nefit. Ai i tha atij të ndërtonte një anije për ta çuar familjen e tij në tokën e premtuar.

Pamja
Nefi duke bërë vegla

Nefi nuk dinte si të bënte një anije, por Zoti i tha se do t’ia tregonte atij. Ai ia tregoi Nefit se ku të gjente metal për të bërë veglat që do t’i nevojiteshin.

Pamja
Lamani dhe Lemueli me Nefin

Lamani dhe Lemueli u tallën me Nefin që dëshironte të ndërtonte një anije. Ata nuk e besonin që Zoti i kishte treguar Nefit se si ta bënte atë. Ata nuk pranuan ta ndihmonin.

Pamja
Nefi duke folur me Lamanin dhe Lemuelin

Nefi u tha Lamanit dhe Lemuelit të pendoheshin dhe të mos rebeloheshin. Ai ua kujtoi atyre se ata kishin parë një engjëll. Ai u tha gjithashtu që Perëndia ka fuqi për të bërë të gjitha gjërat.

Pamja
Lamani dhe Lemueli duan ta hedhin Nefin në det

Lamani dhe Lemueli ishin të zemëruar me Nefin dhe donin ta hidhnin atë në det.

Pamja
Nefi me Lamanin dhe Lemuelin

Ndërsa po shkonin drejt Nefit, ai i urdhëroi ata të mos e preknin sepse ishte mbushur me fuqinë e Perëndisë. Lamani dhe Lemueli qenë të frikësuar për shumë ditë.

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke rënë praptas

Pastaj Zoti i tha Nefit t’i prekte Lamanin dhe Lemuelin. Kur Nefi e bëri këtë, Zoti i tundi ata. Lamani dhe Lemueli e dinin që fuqia e Perëndisë ishte me Nefin.

Pamja
Nefi

Nefi u tha Lamanit dhe Lemuelit t’u bindeshin prindërve të tyre dhe t’i bindeshin Perëndisë. Nefi tha se nëse ata do ta bënin këtë, ata do të bekoheshin.

Pamja
Lamani dhe Lemueli duke ndërtuar anijen

Lamani dhe Lemueli u penduan dhe e ndihmuan Nefin ta ndërtonte anijen.

Pamja
Nefi duke u lutur

Nefi shkoi në mal shumë herë për t’u lutur për ndihmë. Zoti e mësoi atë se si ta ndërtonte anijen.

Pamja
anija e përfunduar

Kur Nefi dhe vëllezërit e tij e mbaruan ndërtimin e anijes, ata e dinin se ajo ishte një anije e mirë. Ata e falënderuan Perëndinë që i ndihmoi ata.