Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 12: Mbreti Beniamin


Kapitulli 12

Mbreti Beniamin

Pamja
Mbreti Beniamin duke dhënë mësim

Mbreti Beniamin ishte një mbret nefit i drejtë. Me ndihmën e njerëzve të tjerë të drejtë, ai i solli paqe vendit.

Pamja
mbreti Beniamin dhe Mosia

Mbreti Beniamin u plak dhe donte t’i fliste popullit të tij. Ai donte t’u tregonte atyre që biri i tij, Mosia, do të ishte mbreti i ardhshëm.

Pamja
njerëz të mbledhur përreth tempullit

Njerëzit erdhën nga gjithë vendi dhe u mblodhën pranë tempullit. Ata i vendosën çadrat e tyre në mënyrë të tillë që dyert të ishin përballë tempullit.

Pamja
mbreti Beniamin duke folur

Mbreti Beniamin foli nga një kullë kështu që nefitët të mund ta dëgjonin atë.

Pamja
nefitët

Ai i tha popullit të tij që ishte përpjekur shumë për t’u shërbyer atyre njerëzve. Ai tha se mënyra për t’i shërbyer Perëndisë është duke i shërbyer njëri‑tjetrit.

Pamja
mbreti Beniamin

Mbreti Beniamin i tha popullit t’u bindet urdhërimeve të Perëndisë. Ata që me besnikëri i mbajnë urdhërimet, do të jenë të lumtur dhe një ditë do të jetojnë me Perëndinë.

Pamja
foshnja Jezus dhe Maria

Mbreti Beniamin tha se Jezu Krishti shpejt do të lindte në tokë. Emri i nënës së tij do të ishte Maria.

Pamja
Jezusi duke kryer mrekulli

Jezusi do të kryente mrekulli. Ai do të shëronte të sëmurët dhe do të sillte të vdekurit përsëri në jetë. Ai do t’i bënte të verbrit të shikonin dhe të shurdhët të dëgjonin.

Pamja
Jezusi duke u lutur

Jezusi do të vuante dhe do të vdiste për mëkatet e gjithë njerëzve. Atyre që pendohen dhe kanë besim te Jezusi, do t’u falen mëkatet e tyre.

Pamja
Jezusi duke u kryqëzuar

Mbreti Beniamin u tha nefitëve se njerëzit e ligj do ta godisnin me kamxhik Jezusin. Pastaj ata do ta kryqëzonin Atë.

Pamja
Jezusi i ringjallur

Pas tri ditësh Jezusi do të ringjallej.

Pamja
nefitë duke u penduar

Pasi mbreti Beniamin foli, nefitët ranë përtokë. Atyre u vinte keq për mëkatet e tyre dhe donin të pendoheshin.

Pamja
njerëz duke u lutur

Njerëzit kishin besim në Jezu Krisht dhe ata u lutën që të faleshin.

Pamja
nefitë duke buzëqeshur

Fryma e Shenjtë i mbushi zemrat e tyre. Ata e dinin se Perëndia i kishte falur dhe se i donte ata. Ata ndien paqe dhe gëzim.

Pamja
mbreti Beniamin duke i folur popullit

Mbreti Beniamin i tha popullit të tij të besojë në Perëndi. Ai donte që njerëzit ta dinin se Perëndia i ka krijuar të gjitha gjërat dhe që Ai është i mençur dhe i fuqishëm.

Pamja
familje duke u lutur

Mbreti Beniamin i tha popullit të ishte i përulur dhe të lutej çdo ditë. Ai donte që populli i tij ta kujtonte gjithmonë Perëndinë dhe të ishte besnik.

Pamja
mbreti Beniamin duke folur

Ai u tha prindërve që të mos i lejonin fëmijët e tyre të luftonin ose të grindeshin.

Pamja
prindër duke i mësuar fëmijët

Ai u tha atyre t’i mësonin fëmijët e tyre të ishin të bindur dhe ta donin e t’i shërbenin njëri‑tjetrit.

Pamja
nefitët duke dëgjuar mbretin Beniamin

Ai i paralajmëroi njerëzit që të ishin të kujdesshëm lidhur me atë që mendonin, thoshin dhe bënin. Ata duhej të ishin besnikë dhe t’i zbatonin urdhërimet deri në fund të jetës së tyre.

Pamja
mbreti Beniamin duke i folur popullit

Mbreti Beniamin i pyeti njerëzit nëse ata u besuan mësimeve të tij. Ata të gjithë thanë se besuan. Fryma e Shenjtë i kishte ndryshuar dhe ata nuk donin të mëkatonin më.

Pamja
nefitë duke buzëqeshur

Ata të gjithë bënë besëlidhje, ose premtuan, që t’i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Mbreti Beniamin u kënaq.

Pamja
mbreti Beniamin duke bekuar Mosian

Mbreti Beniamin i dha birit të tij, Mosias, të drejtën për të qenë mbreti i ri. Tre vjet më vonë, mbreti Beniamin vdiq.

Pamja
Mosia duke punuar

Mosia qe një mbret drejtë. Ai punoi shumë dhe i shërbeu popullit të tij ashtu si i ati i tij.