Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 32: Kapiten Moroni dhe Titulli i Lirisë


Kapitulli 32

Kapiten Moroni dhe Titulli i Lirisë

Pamja
Amalikia duke folur

Një njeri i lig, i quajtur Amalikia, donte të bëhej mbret i nefitëve. Shumë nefitë ishin larguar nga Kisha për ta ndjekur atë.

Pamja
Amalikia

Nëse Amalikia do të bëhej mbret, ai do të përpiqej ta shkatërronte Kishën e Perëndisë dhe t’u hiqte njerëzve lirinë.

Pamja
Moroni duke vëzhguar Amalikian

Kur kapiten Moroni, udhëheqësi i ushtrisë nefite, dëgjoi planin e Amalikias për të qenë mbret, ai u zemërua.

Pamja
Moroni duke shkruar mbi flamur

Moroni grisi pelerinën e tij për të bërë një flamur. Ai shkroi mbi të një mesazh për t’i kujtuar popullit që të mbronte besimin, lirinë dhe paqen e tij.

Pamja
Moroni duke u lutur

Moroni e vendosi flamurin mbi një shtizë dhe e quajti atë titulli i lirisë. Pastaj, i veshur me armatimin e tij, ai u ul në gjunjë për t’u lutur.

Pamja
Moroni duke u lutur

Ai i kërkoi Perëndisë t’i mbronte ata që besonin në Jezu Krisht, dhe u lut për lirinë në tokë, duke e quajtur atë toka e lirisë.

Pamja
Moroni duke valëvitur flamurin

Moroni shkoi midis njerëzve. Duke valëvitur titullin e lirisë, ai u bëri thirrje të vinin dhe të ndihmonin për të mbrojtur lirinë e tyre.

Pamja
njerëz të mbledhur përreth Moronit

Njerëzit erdhën nga i gjithë vendi. Ata premtuan t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë dhe të luftonin për lirinë.

Pamja
Amalikia dhe pasuesit duke ia mbathur

Kur Amalikia pa se sa shumë nefitë u bashkuan me Moronin, ai u frikësua. Ai dhe pasuesit e tij u larguan për t’u bashkuar me lamanitët.

Pamja
Moroni dhe ushtria e tij

Moroni dhe ushtria e tij u përpoqën t’i ndalonin ata, por Amalikia dhe disa nga njerëzit e tij ia mbathën.

Pamja
flamur duke u valëvitur në kullën e rojës

Moroni e vendosi titullin e lirisë në çdo kullë të tokës së nefitëve. Nefitët e mbajtën lirinë e tyre dhe patën përsëri paqe.