Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 2: Lehi Paralajmëron Popullin


Kapitulli 2

Lehi Paralajmëron Popullin

Pamja
profet duke dhënë mësim

Shumica e njerëzve që jetonin në Jerusalem 600 vjet përpara lindjes së Krishtit, ishin të ligj. Perëndia dërgoi profetë për t’u thënë atyre të pendoheshin, por ata nuk donin të dëgjonin.

Pamja
Lehi dhe një shtyllë zjarri

Lehi ishte një profet. Ai u lut që njerëzit të pendoheshin. Ndërsa ai po lutej, një shtyllë zjarri u shfaq. Perëndia i tha dhe i tregoi Lehit shumë gjëra.

Pamja
Lehi duke parë vegim

Lehi u kthye në shtëpi dhe pati një vegim. Ai pa Perëndinë të rrethuar nga shumë engjëj. Engjëjt ishin duke kënduar dhe lavdëruar Perëndinë.

Pamja
Vegimi i Lehit

Në vegimin e tij, Lehit iu dha një libër që tregonte se çfarë do të ndodhte në të ardhmen. Ai lexoi që Jerusalemi do të shkatërrohej, sepse njerëzit ishin të ligj.

Pamja
Lehi duke i folur popullit

Lehi i tregoi popullit që Jerusalemi do të shkatërrohej. Ai gjithashtu u tregoi për ardhjen e Jezusit. Njerëzit u zemëruan dhe u përpoqën ta vrisnin Lehin, por Zoti e mbrojti atë.