Kapitulli 20
Alma dhe Nehori
Një njeri i madh dhe i fortë, i quajtur Nehor, filloi të jepte mësim gënjeshtra. Ai tha se çdo njeri do të shpëtohej pavarësisht nëse ishte i mirë ose i keq. Shumë njerëz i besuan Nehorit.
Nehori predikonte kundër Kishës së Perëndisë, por një njeri i drejtë, i quajtur Gideon, e mbrojti atë. Nehori debatoi me Gideonin, por Gideoni foli me fjalët e Perëndisë.
Nehori u zemërua, nxori shpatën dhe e vrau Gideonin.
Nehorin e dërguan tek Alma për ta gjykuar. Nehori e mbrojti veten me guxim.
Por Alma i tha Nehorit se ishte fajtor ngaqë u kishte mësuar njerëzve të ishin të ligj dhe se kishte vrarë Gideonin.
Alma tha se Nehori duhej të dënohej për vrasjen e Gideonit. Sipas ligjit, Nehori duhej të vdiste.
Nehorin e dërguan te një kodër aty pranë për ta ekzekutuar. Përpara se të vdiste, ai tha se çdo gjë që kishte dhënë mësim, ishte e gabuar. Por prapëseprapë shumë njerëz vazhdonin t’u besonin mësimeve të liga të Nehorit.
Këta njerëz donin pasuritë dhe nuk donin t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ata talleshin me anëtarët e Kishës dhe grindeshin e luftonin me ta.
Njerëzit e drejtë vazhdonin t’u bindeshin urdhërimeve dhe nuk ankoheshin edhe kur pasuesit e Nehorit i lëndonin.
Anëtarët e Kishës e ndanë gjithçka kishin me të varfrit dhe u kujdesën për të sëmurët. Ata iu bindën urdhërimeve dhe Perëndia i bekoi.