Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 25 : Aaroni Mëson të Atin e Mbretit Lamoni


Kapitulli 25

Aaroni Mëson të Atin e Mbretit Lamoni

Pamja
Aaroni dhe shokët e tij duke udhëtuar

Shpirti i drejtoi Aaronin dhe shokët e tij për në tokën e Nefit për të mësuar të atin e Lamonit, mbretin e të gjithë lamanitëve.

Pamja
Aaroni duke i folur mbretit

Aaroni i tha mbretit se ai ishte vëllai i Amonit. Mbreti kishte menduar rreth mirësisë së Amonit dhe rreth asaj që Amoni i kishte thënë atij.

Pamja
Aaroni duke i folur mbretit

Aaroni e pyeti mbretin nëse ai besonte në Perëndi. Mbreti i tha se nuk ishte i sigurt, por ai tha se do të besonte nëse Aaroni do të thoshte se Perëndia ekziston. Aaroni e siguroi mbretin se Perëndia jeton.

Pamja
Aaroni duke i lexuar mbretit shkrimet e shenjta

Aaroni ia lexoi mbretit shkrimet e shenjta. Ai i mësoi atij rreth Krijimit të tokës, Rënies së Adamit dhe misionit të Jezu Krishtit.

Pamja
mbreti duke i folur Aaronit

Mbreti pyeti se çfarë duhet të bënte ai që të kishte Frymën e Shenjtë dhe që të ishte gati për të jetuar me Perëndinë. Mbreti ishte i gatshëm të bënte gjithçka, madje të hiqte dorë nga mbretëria e tij.

Pamja
Aaroni duke i folur mbretit

Aaroni i tha mbretit se ai duhej të pendohej thellësisht për mëkatet e tij. Ai duhej të lutej dhe të kishte besim te Perëndia.

Pamja
mbreti duke u lutur

Mbreti u lut për të ditur nëse me të vërtetë ka Perëndi. Ai i tha se do të hiqte dorë nga të gjitha mëkatet e tij.

Pamja
mbreti i shtrirë përdhe

Mbreti ra në tokë dhe dukej si i vdekur. Kur mbretëresha e pa, ajo mendoi se Aaroni dhe shokët e tij e kishin vrarë.

Pamja
mbretëresha duke urdhëruar shërbëtorët

Mbretëresha i urdhëroi shërbëtorët e saj ta vrisnin Aaronin dhe shokët e tij, por shërbëtorët kishin frikë. Ajo i dërgoi ata të gjenin njerëz të tjerë që do ta bënin atë.

Pamja
Aaroni duke e urdhëruar mbretin të ngrihej

Përpara se të mblidhej një turmë e madhe dhe të shkaktonte turbullira, Aaroni mori dorën e mbretit dhe i tha atij të ngrihej. Mbreti u ngrit.

Pamja
mbreti duke qetësuar bashkëshorten

Mbreti e qetësoi bashkëshorten e tij të frikësuar dhe shërbëtorët dhe pastaj u mësoi atyre ungjillin. Ata të gjithë besuan në Jezu Krisht.