Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 33: Njerëzit e Mbretit Kundër Njerëzve të Lirë


Kapitulli 33

Njerëzit e Mbretit Kundër Njerëzve të Lirë

Pamja
Pahorani duke u folur të tjerëve

Disa nefitë donin që kryegjykatësi Pahoran, të ndryshonte disa nga ligjet.

Pamja
njerëz të zemëruar

Kur Pahorani refuzoi, populli u zemërua dhe donte ta hiqte Pahoranin nga detyra e kryegjykatësit. Ata donin të kishin një mbret, jo gjykatës.

Pamja
dy burra duke biseduar

Të quajtur njerëz të mbretit, ata shpresuan se ndonjë nga ata do të bëhej mbret dhe do të kishte pushtet mbi popullin.

Pamja
grup njerëzish duke u lutur

Nefitët që donin ta mbanin Pahoranin si kryegjykatës, u quajtën njerëz të lirë. Ata donin të ishin të lirë për të jetuar dhe adhuruar sipas zgjedhjes së tyre.

Pamja
njerëz në rresht për të votuar

Njerëzit votuan për të zgjedhur midis njerëzve të lirë dhe njerëzve të mbretit. Shumica e tyre votuan për njerëzit e lirë.

Pamja
ushtria lamanite

Në të njëjtën kohë, Amalikia po mblidhte një ushtri të madhe lamanite për të sulmuar nefitët.

Pamja
njerëz të mbretit

Kur njerëzit e mbretit dëgjuan që lamanitët po vinin, ata u kënaqën dhe refuzuan të ndihmonin për ta mbrojtur vendin e tyre.

Pamja
Moroni duke vrojtuar njerëzit e mbretit

Kapiten Moroni ishte i mërzitur nga njerëzit e mbretit që nuk do të luftonin. Ai kishte punuar shumë për t’i mbajtur nefitët të lirë.

Pamja
Moroni duke folur me guvernatorin

Ai i kërkoi guvernatorit pushtet për t’i bërë njerëzit e mbretit ose të luftonin kundër lamanitëve ose të dënoheshin me vdekje.

Pamja
guvernatori duke folur me Moronin

Kur guvernatori, Pahorani, ia dha Moronit këtë pushtet, Moroni e udhëhoqi ushtrinë e tij kundër njerëzve të mbretit.

Pamja
nefitët dhe lamanitët duke luftuar

Shumë njerëz të mbretit u vranë, disa u futën në burg. Pjesa tjetër ra dakord të ndihmonte për ta mbrojtur vendin e tyre kundër lamanitëve.