Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 11: Më Shumë Njerëz Bashkohen me Kishën: prill–qershor 1830


“Kapitulli 11: Më Shumë Njerëz Bashkohen me Kishën: prill–qershor 1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 46–47

“Kapitulli 11,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 46–47

Kapitulli 11

Më Shumë Njerëz Bashkohen me Kishën

(prill–qershor 1830)

Pamja
members arriving

Shumë javë kaluan. Në Kishë kishte njëzet e shtatë anëtarë. Ata nuk banonin në të njëjtin qytet. Jozef Smithi u kërkoi atyre të vinin në një konferencë. Një konferencë është një mbledhje e veçantë për të gjithë shenjtorët. Shenjtorët janë anëtarë të Kishës së Jezu Krishtit.

Pamja
Saints partaking of sacrament

Shenjtorët morën sakramentin në konferencë. Disa burra u shuguruan në priftëri. Fryma e Shenjtë i bekoi shenjtorët. Ata ishin shumë të lumtur.

Pamja
people attending conference

Disa njerëz të tjerë ishin në konferencë. Ata nuk ishin anëtarë të Kishës. Ata mësuan rreth ungjillit në konferencë. Ata donin të bashkoheshin me Kishën. Ata u pagëzuan. Pas konferencës, Jozef Smithi shkoi në një qytet tjetër. Disa njerëz të mirë atje donin të pagëzoheshin. Jozefi tha që ata mund të pagëzoheshin në një përrua.

Pamja
wicked people destroying dam

Njerëzit ndërtuan një pengesë të vogël në përrua. Ata krijuan një vend të mirë për t’u pagëzuar. Natën, disa njerëz të liq e shkatërruan pengesën.

Pamja
mob interrupting baptism

Njerëzit e mirë e ndërtuan përsëri pengesën. Atëherë Oliver Kaudëri filloi t’i pagëzonte ata. Shpejt një turmë erdhi. Turma është një grumbullim burrash, njerëzish të liq. Turma u tha gjëra të këqija njerëzve të mirë. Turma u përpoq t’u bënte keq atyre. Por Zoti i ruajti njerëzit e mirë.

Pamja
Joseph in prison cell

Satani donte që turma të shkaktonte shqetësime për Kishën e Jezu Krishtit. Njerëzit e liq thanë gënjeshtra për Jozef Smithin. Ata thanë që ai bënte gjëra të këqija. Jozefin e futën në burg.

Pamja
Joseph being arrested again

Njerëzit e këqinj u përpoqën t’i bënin keq Jozefit. Ata e pështynë. Ata nuk donin t’i jepnin ushqim. Disa prej tyre thanë gënjeshtra rreth Jozefit. Por njerëzit e mirë thanë të vërtetën rreth Jozefit. Ata thanë që ai ishte një njeri i drejtë. Së fundi Jozefin e lejuan të dilte nga burgu.