Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 56: Profeti Vritet: qershor 1844


“Kapitulli 56: Profeti Vritet: qershor 1844,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 201–5

“Kapitulli 56,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 201–5

Kapitulli 56

Profeti Vritet

(qershor 1844)

Pamja
judge speaking with Joseph

Disa njerëz bënë me faj Jozef Smithin për shqetësimet në Nauvu. Jozefi u fut në burg. Gjykatësi tha se Jozef Smithi nuk kishte bërë gjë të gabuar. Ai e la Jozefin të ikte.

Pamja
Governor of Illinois speaking to soldiers

Turmat ishin shumë të egërsuara me gjykatësin. Ata thanë se do ta vrisnin gjykatësin. Shenjtorët në Nauvu ishin të frikësuar. Ata i kërkuan guvernatorit të shtetit t’i ndihmonte. Por ai nuk donte. Ai dërgoi ushtarë për të gjetur Jozef Smithin.

Pamja
Hyrum and Joseph

Jozef Smithi e dinte se ndoshta do të futej përsëri në burg, Ai kishte frikë se vëllai i tij Hajrëm gjithashtu do të futej në burg. Jozefi i tha Hajrëmit të merrte familjen e tij dhe të shkonte në një qytet tjetër. Por Hajrëm nuk donte ta linte Jozefin.

Pamja
Joseph and Hyrum

Jozef Smithi tha se ai dhe Hajrëm duhet të linin Nauvunë. Në se ata do të iknin turmat nuk do t’i dëmtonin shenjtorët. Kështu, Jozefi dhe Hajrëm kaluan lumin.

Pamja
Joseph reading letter

Disa njerëz thanë se Jozefi po ia mbathte se ishte i frikësuar. Gruaja e tij, Ema, dërgoi disa miq që t’i kërkonin atij të kthehej. Jozef Smithi mendoi se do të vritej në se ai do të shkonte në Nauvu. Por ai bëri çfarë miqtë e tij donin që të bënte.

Pamja
Joseph being taken by soldiers

Jozefi dhe Hajrëm u kthyen në Nauvu. Ata u arrestuan. Ushtarët i çuan ata së bashku me Uillërd Riçards dhe Xhon Tejlor në një qytet të quajtur Kartaxh. Ata i futën në burgun e Kartaxhit.

Pamja
Joseph and friends in Carthage Jail

Të nesërmen ishte 27 qershor 1844. Disa nga miqtë e Jozefit e vizituan në burg. Ata lexuan shkrimet e shenjta. Xhon Tajlor këndoi një nga këngët e preferuara të Jozefit për Jezusin.

Pamja
mob attacking jail

Papritur ata dëgjuan një zhurmë jashtë. Një turmë po gjuante me pushkë burgun. Në turmë kishte më tepër se njëqind burra. Ata lyen fytyrat e tyre, kështu që asnjë nuk do të dinte kush ishin.

Pamja
Hyrum lying dead on floor

Disa nga njerëzit e turmës vrapuan pas gardianëve, shtynë dhe hapën derën e burgut. Ata vrapuan lart dhe qëlluan me pushkë në dhomë. Ata qëlluan Xhon Tejlorin, por nuk e vranë. Ata vranë Hajrëmin. Jozefi pa se Hajrëmi vdiq dhe tha: «Oh, vëlla i dashur, Hajrëm!»

Pamja
Joseph falling out window

Jozefi vrapoi te dritarja. Turma e qëlloi. Ai thirri: «O Zot, Perëndia im.» Ai ra nga dritarja. Profeti i Perëndisë vdiq.

Pamja
Saints retrieving body of Joseph

Trupat e Jozef Smithit dhe vëllait të tij Hajrëm u çuan në Nauvu. Shenjtorët ishin shumë të trishtuar. Drejtuesi dhe profeti i tyre kishte vdekur. Ai dha jetën e tij për ungjillin e Jezu Krishtit.

DeB 135

Pamja
work of Joseph Smith

Profeti Jozef Smith, bëri një punë mjaft të rëndësishme. Ai përktheu Librin e Mormonit. Ai filloi Kishën e vërtetë të Jezu Krishtit. Ai dërgoi misionarë për të mësuar ungjillin në vende të tjera. Ai ndërtoi një qytet ku shenjtorët mund të jetojnë. Perëndia e donte Jozef Smithin. Shenjtorët e donin atë. Jozef Smithi bëri më shumë se çdo njeri tjetër, përveç Jezu Krishtit, për të na ndihmuar.