Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 20: Dhuratat e Frymës së Shenjtë: 8 mars 1831


“Kapitulli 20: Dhuratat e Frymës së Shenjtë: 8 mars 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 77–80

“Kapitulli 20,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 77–80

Kapitulli 20

Dhuratat e Frymës së Shenjtë

(8 mars 1831)

Pamja
Joseph receiving revelation

Disa prej shenjtorëve nuk e kuptonin Frymën e Shenjtë. Jezusi i tregoi Jozefit për Frymën e Shenjtë. Fryma e Shenjtë ndihmon Atin Qiellor dhe Jezusin. Fryma e Shenjtë nuk ka një trup prej mishi dhe kockash. Ai është një shpirt.

Pamja
child receiving Gift of the Holy Ghost

Jezusi tha që Fryma e Shenjtë ndihmon njerëzit e drejtë. Ai ndihmon Perëndinë t’u japë atyre dhurata të veçanta. Çdo shenjtor ka një dhuratë të veçantë. Shenjtorët duhet t’i përdorin dhuratat e tyre për të ndihmuar njëri-tjetrin. Jezusi i tha Jozef Smithit se cilat janë dhuratat.

Pamja
member bearing his testimony

Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën e dëshmisë. Ata e dinë që Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Ata e dinë që ai vdiq për ne. Shenjtorëve të tjerë u janë dhënë dhurata për të besuar dëshmitë rreth Jezusit.

Pamja
leader teaching his people

Disa shenjtorëve u jepet dhurata për të qenë drejtues.

Pamja
woman praying

Disa shenjtorëve u jepet dhurata për të ditur cilët shpirtra janë të drejtë dhe cilët të liq. Shpirtrat e drejtë dërgohen nga Perëndia. Ata na bëjnë të ndihemi të lumtur. Ata janë si drita. Shpirtrat e liq dërgohen nga Satani. Ata na bëjnë të ndihemi keq. Ata janë si errësira.

Pamja
man teaching from scriptures

Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën e të qenit të zgjuar. Ata janë të aftë të bëjnë zgjedhje të mira. Disa shenjtorë kanë dhuratën që të mësojnë gjëra. Ata u mësojnë atë që dinë shenjtorëve të tjerë. Ata mund t’u mësojnë shenjtorëve të tjerë të bëjnë zgjedhje të drejta.

Pamja
man blessing child

Disa shenjtorëve u është dhënë dhurata e besimit për t’u shëruar. Disa shenjtorëve u është dhënë dhurata për të shëruar njerëzit e sëmurë. Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën për të bërë mrekulli. Mrekullitë tregojnë fuqinë e Perëndisë.

Pamja
man speaking with Native American

Shenjtorëve të tjerë u jepet dhurata për të folur gjuhë që ata nuk i dinë.

Pamja
Joseph envisioning Salt Lake Temple

Fryma e Shenjtë u jep disa shenjtorëve dhuratën për të ditur çfarë do të ndodhë para se të ndodhë.

Pamja
man preaching

Disa shenjtorëve u jepen shumë dhurata.

Pamja
bishop meeting with sister

Peshkopi di çfarë dhuratash ka çdo shenjtor. Ai di kush do të jetë një mësues i mirë. Ai di kush mund të bëjë mrekullira. Ai di cili shenjtor e do Perëndinë dhe u bindet urdhërimeve të Perëndisë.

Pamja
young girl kneeling in prayer

Shenjtorët e drejtë mund të kenë shumë dhurata. Ata duhet të punojnë për të marrë dhuratat për të cilat kanë nevojë. Të gjitha këto dhurata vijnë nga Perëndia.