Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 48: Misionarët në Vende të Tjera: qershor 1837–tetor 1841


“Kapitulli 48: Misionarët në Vende të Tjera: qershor 1837–tetor 1841,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 180–82

“Kapitulli 48,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 180–82

Kapitulli 48

Misionarët në Vende të Tjera

(qershor 1837–tetor 1841)

Pamja
large ship on ocean

Zoti donte që njerëzit në vende të tjera të mësonin rreth ungjillit. Ai i tha Jozef Smithit se disa nga shenjtorët duhet të shkonin në misione në Angli. Plaku Hibër C. Kimbëll dhe tre burra të tjerë u zgjodhën për të shkuar. Ata udhëtuan me një anije për në Angli.

Pamja
missionaries preaching

Ata takuan një burrë që ishte drejtues i një kishe tjetër. Burri i la misionarët të predikonin në kishën e tij. Shumë njerëz u besuan misionarëve. Ata donin të pagëzoheshin. Kjo e egërsoi drejtuesin. Ai tha se misionarët nuk mund të predikonin më në kishën e tij.

Pamja
missionaries preaching

Misionarët predikuan në shtëpitë e njerëzve. Shumë njerëz u bashkuan me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

Pamja
Joseph speaking to missionaries

Më vonë burra të tjerë do të shkonin në misione në Angli. Disa prej tyre ishin apostuj. Jozefi foli me ta para se të shkonin. Ai u tha se çfarë duhej t’u mësonin njerëzve.

Pamja
Joseph speaking to missionaries

Jozefi u tha apostujve t’u bindeshin urdhërimeve të Perëndisë. Ai u foli atyre rreth priftërisë. Ai u tha se vetëm Kisha e vërtetë e Jezu Krishtit ka priftërinë.

Pamja
missionarites leaving their families

Burrat ishin gati të shkonin në misionet e tyre. Ata nuk kishin para. Shumë prej tyre ishin të sëmurë. Disa nga gratë dhe fëmijët e tyre ishin të sëmurë. Por ata e dinin që Ati Qiellor do t’i ndihmonte ata dhe do të bekonte familjet e tyre.

Pamja
missionary baptizing woman

Misionarët shkuan në Angli. Ata predikuan në shumë qytete. Mijëra njerëz të mirë besuan ungjillin. Ata u bashkuan me Kishën e Jezu Krishtit. Ati Qiellor i bekoi misionarët. Ata u kthyen shëndoshë në shtëpi pas misioneve të tyre.

Pamja
Orson Hyde blessing the Holy Land

Orson Hajd ishte një nga dymbëdhjetë apostujt. Jozef Smithi tha se Orsoni kishte një punë të madhe për të bërë për judenjtë. Orsoni shkoi në tokën e Palestinës. Më 24 tetor 1841, ai tha një lutje për të dedikuar tokën e Palestinës.

Pamja
the Holy Land

Ai i kërkoi Atit Qiellor të bekonte tokën. Ai u lut që të kishte ujë, kështu që drithërat mund të rriteshin. Ai u lut që të gjithë fëmijët e Abrahamit të mund të shkonin për të jetuar në Palestinë. Ata mund të ndërtonin shtëpi dhe kopshte atje.

Pamja
President Spencer W. Kimball in the Holy Land

Perëndia e ka bekuar tokën e Palestinës. Tani quhet Izrael. Më 1979, Presidenti Spenser W. Kimbëll tha një lutje për të dedikuar një kopsht në Izrael. Quhet Kopshti në Kujtim të Orson Hajdit.