Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 18: Ligji i Kishës: 4 shkurt 1831


“Kapitulli 18: Ligji i Kishës: 4 shkurt 1831,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 67–69

“Kapitulli 18,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 67–69

Kapitulli 18

Ligji i Kishës

(4 shkurt 1831)

Pamja
Joseph writing revelation

Në Kirtland Zoti i dha Jozef Smithit një zbulesë tepër të rëndësishme. Quhet ligji i Kishës.

DeB 42: Hyrje

Pamja
man being ordained

Zoti tha që shenjtorët duhet t’u mësonin ungjillin të gjithë njerëzve. Burrat që shkojnë në mision duhet të shugurohen në priftëri. Ata duhet të shugurohen nga drejtuesit e Kishës.

DeB 42: Hyrje, 7, 11

Pamja
missionaries teaching family

Dy misionarë duhet të punojnë së bashku. Ata duhet të japin mësim nga Bibla dhe Libri i Mormonit. Ata duhet të luten për të patur Frymën e Shenjtë me ta. Fryma e Shenjtë do t’u thotë atyre se çfarë të mësojnë.

Pamja
missionary baptizing boy

Misionarët duhet të pagëzojnë njerëzit që besojnë tek ungjilli.

Pamja
Church members greeting

Zoti tha që anëtarët e Kishës duhet t’u binden Dhjetë Urdhërimeve. Ata nuk duhet të vrasin. Ata nuk duhet të gënjejnë. Ata nuk duhet të thonë gjëra të këqija për njerëz te tjerë. Ata nuk duhet të bëjnë ndonjë gjë tjetër të keqe.

Pamja
Saints sharing food

Shenjtorët duhet të ndajnë çfarë kanë me njerëz të tjerë. Të ndash me njerëzit e tjerë është sikurse të ndash me Jezusin.

Pamja
Saints working

Jezusi u dha shenjtorëve urdhërime të tjera. Asnjë shenjtor nuk duhet të mendojë se ai është më i mirë se një person tjetër. Shenjtorët duhet të jenë të pastër. Ata duhet të punojnë shumë.

Pamja
elders blessing sick girl

Shenjtorët duhet të kujdesen për anëtarët e sëmurë. Burrat që kanë priftërinë duhet të bekojnë anëtarët e sëmurë. Anëtarët e sëmurë që kanë besim, mund të shërohen. Ata nuk do të vdesin nëse nuk u ka ardhur ende koha.

Pamja
man’s spirit leaving his body

Shenjtorët e drejtë nuk duhet të kenë frikë nga vdekja. Vdekja është e mrekullueshme për njerëzit e drejtë.

Pamja
Joseph instructing the Saints

Jezusi do t’u japë shumë zbulesa anëtarëve të drejtë. Ai do t’u mësojë atyre shumë gjëra. Ata do të dinë si të jenë shumë të lumtur. Zoti u tha shenjtorëve t’u binden ligjit të Kishës.