Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 57: Një Udhëheqës i Ri për Kishën: korrik–gusht 1844


“Kapitulli 57: Një Udhëheqës i Ri për Kishën: korrik–gusht 1844,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 206–8

“Kapitulli 57,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 206–8

Kapitulli 57

Një Udhëheqës i Ri për Kishën

(korrik–gusht 1844)

Pamja
Saints speaking together

Profeti Jozef Smithi kishte vdekur. Kisha nuk kishte një President. Shenjtorët nuk e dinin cili duhej të ishte drejtuesi i tyre.

Pamja
Apostles serving missions

Shumica e apostujve ishin larg në misione.

Pamja
Sidney Rigdon leaving Nauvoo

Sidni Rigdon kishte qenë këshilltari i Jozef Smithit, por ai nuk i ishte bindur Zotit. Ai ishte larguar nga Nauvuja.

Pamja
Sidney Rigdon returning to Nauvoo

Sidni Rigdon dëgjoi se Profeti vdiq. Ai u kthye në Nauvu dhe donte të bëhej drejtuesi i Kishes.

Pamja
Apostle returning from mission

Brigam Jangu dhe apostuj të tjerë u kthyen nga misionet e tyre. Brigam Jangu ishte drejtuesi i apostujve. Ai tha se apostujt duhej të drejtonin Kishën deri sa të zgjidhej një President i ri.

Pamja
Sidney Rigdon speaking loudly

Anëtarët e Kishës patën një mbledhje. Sidni Rigdon u foli. Ai tha se duhej të ishte drejtuesi i Kishës.

Pamja
Brigham Young appearing as Joseph

Atëherë foli Brigam Jang. Ai tha se apostujt duhej të drejtonin Kishën. Fryma e Shenjtë ishte me të. Zëri i Brigam Jangut dukej si zëri i Jozef Smithit. Për disa minuta ai edhe mori pamjen e Jozef Smithit. Njerëzit e dinin se Perëndia kishte zgjedhur apostujt të drejtonin Kishën. Sidni Rigdon ishte i egërsuar. Ai u kthye në shtëpinë e tij dhe filloi një kishë tjetër. Ai nuk ishte më një anëtar i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.