Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 49: Shenjtorët në Nauvu: janar–korrik 1841


“Kapitulli 49: Shenjtorët në Nauvu: janar–korrik 1841,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 183–84

“Kapitulli 49,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 183–84

Kapitulli 49

Shenjtorët në Nauvu

(janar–korrik 1841)

Pamja
Joseph praying

Jozef Smithi dhe shumë shenjtorë jetonin në Nauvu, Illinois. Jezusi i dha Jozefit disa zbulesa të rëndësishme. Jezusi tha se ishte i lumtur për punën që kishte bërë Jozefi. Jezusi tha se tërë mbretërve dhe drejtuesve në botë duhej t’u tregohej për ungjillin.

Pamja
Saints building temple in Nauvoo

Jezusi tha se shenjtorët duhej të ndërtonin një tempull në Nauvu. Ai dëshironte që shenjtorët të jepnin flori dhe argjend për tempullin. Ata duhej të sillnin shumë lloje të bukura druri për të ndërtuar tempullin.

Pamja
Jesus Christ

Jezusi tha se ai do të vinte në tempull. Ai do të jepte zbulesa rreth Kishës së tij dhe priftërisë.

Pamja
members performing baptisms for the dead

Jezusi i tregoi Jozefit se shenjtorët kishin nevojë të pagëzoheshin për njerëzit që kishin vdekur. Ai tha se ata duhej të ndërtonin një vaskë pagëzimi në tempull. Ata mund të pagëzoheshin në vaskë për të vdekurit.

Pamja
Hyrum performing patriarchal blessing

Jezusi tha se ai e donte vëllain e Jozefit, Hajrëmin. Hajrëm Smith do të ishte Patriarku i Kishës. Ai do t’u jepte bekime të veçanta shenjtorëve.

Pamja
Brigham Young speaking

Një ditë Zoti i dha Jozefit një zbulesë për Brigam Jangun. Jezusi tha se ai e donte Brigam Jangun. Ai e dinte se Brigam kishte punuar shumë për Kishën. Ai kishte qenë larg shtëpisë në shumë misione. Ai e kishte lënë familjen e tij shumë herë.

Pamja
Brigham caring for his family

Zoti tha që Brigam Jang duhej të qëndronte me familjen e tij. Ai duhej të tregonte kujdes të veçantë për ta.