Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 25: Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Shkojnë në Mision: dhjetor 1831–janar 1832


“Kapitulli 25: Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Shkojnë në Mision: dhjetor 1831–janar 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 96

“Kapitulli 25,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 96

Kapitulli 25

Jozef Smithi dhe Sidni Rigdon Shkojnë në Mision

(dhjetor 1831–janar 1832)

Pamja
members pointing at newspaper

Disa njerëz nuk e pëlqenin Kishën e Jezu Krishtit. Ata thanë gënjeshtra rreth saj. Disa nga gënjeshtrat u botuan në një gazetë. Jezusi i tha Jozef Smithit dhe Sidni Rigdonit të shkonin në mision në qytete të tjera. Ata mund t’u thoshin njerëzve të vërtetën rreth Kishës.

Pamja
Joseph and Sidney traveling during winter

Jozefi dhe Sidni iu bindën Jezusit. Ata lanë shtëpitë e tyre dhe shkuan në shumë qytete. Jozefi dhe Sidni folën në mbledhjet në kishë. Ata mësuan njerëzit në shtëpitë e tyre.

Pamja
Sidney Rigdon

Jozefi dhe Sidni u treguan njerëzve rreth urdhërimeve të Perëndisë. Ata u treguan njerëzve rreth dëshmive të tyre për Jezu Krishtin. Ata u thanë njerëzve të pendoheshin. Jozefi dhe Sidni mbaruan punën e tyre misionare. Ata u kthyen në shtëpi, te familjet e tyre.