Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 60: Pionierët Vazhdojnë Udhëtimin: mars 1846–qershor 1846


“Kapitulli 60: Pionierët Vazhdojnë Udhëtimin: mars 1846–qershor 1846,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 215–17

“Kapitulli 60,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 215–17

Kapitulli 60

Pionierët Vazhdojnë Udhëtimin

(mars 1846–qershor 1846)

Pamja
family gathering around grave

Në fillim të pranverës shenjtorët filluan të udhëtonin përsëri. Ishte akoma shumë ftohtë. Disa nga njerëzit u sëmurën dhe vdiqën.

Pamja
Native Americans

Rrugët ishin shumë të këqija. Njerëzit duhej të udhëtonin ngadalë. Toka ishte e sheshtë me pak kodra të vogla. Ajo ishte e mbuluar me bar të lartë. Kjo lloj toke quhet stepë. Aty jetonin indianët. Nuk kishte qytete ose ferma.

Pamja
men cutting down trees

Brigam Jangu dërgoi njerëz për të gjetur një vend të mirë ku ata mund të ngrinin një kamp. Ata prenë dru dhe bënë shtëpi druri. Ata ndërtuan ura mbi lumenjtë dhe e bënë më të lehtë udhëtimin për njerëzit. Shenjtorët që po udhëtonin për në perëndim u quajtën pionierë.

Pamja
Saints crossing river by ferry

Pionierët arritën te një lumë i madh. Vendi ku ata ndaluan quhej Kaunsëll Bllëfs. Shenjtorë të tjerë erdhën për t’u bashkuar me ta. Ata ndërtuan kampe pranë. Pionierët qëndruan atje deri në verë.