Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 29: Një Zbulesë rreth Priftërisë: shtator 1832


“Kapitulli 29: Një Zbulesë rreth Priftërisë: shtator 1832,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 113–16

“Kapitulli 29,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 113–16

Kapitulli 29

Një Zbulesë rreth Priftërisë

(shtator 1832)

Pamja
missionaries leaving missions

Shumë burra të Kishës shkuan në misione. Kur u kthyen në shtëpi, ata shkuan të takonin Jozef Smithin në Kirtland.

DeB 84: Hyije

Pamja
Joseph welcoming missionaries home

Burrat i treguan Jozefit rreth misioneve të tyre. Ata kishin pagëzuar shumë njerëz dhe ishin të lumtur për misionet e tyre. Profeti Jozef ishte gjithashtu i lumtur.

DeB 84: Hyije

Pamja
Joseph speaking with priesthood bearers

Të gjithë misionarët kishin priftërinë. Priftëria është fuqia e Perëndisë. Misionarët donin të dinin më shumë rreth priftërisë.

Pamja
prophet Adam

Jezusi i dha Jozefit një zbulesë për ta. Jezusi i tregoi Jozefit rreth disa burrave që kishin Priftërinë Melkizedeke. Adami kishte priftërinë. Ai ishte njeriu i parë që jetoi në tokë.

Pamja
Melchizedek giving priesthood to Abraham

Të gjithë profetët në Dhjatën e Vjetër kishin priftërinë. Disa prej profetëve ishin Enoku, Noeu, Moisiu, Melkisedeku dhe Abrahami. Melkisedeku i dha priftërinë Abrahamit.

Pamja
priesthood bearers performing their duties

Jezusi tha se burrat me priftërinë do të drejtojnë Kishën e tij. Ata mund të pagëzonin dhe të jepnin dhuratën e Frymës së Shenjtë. Ata mund të bekonin sakramentin dhe mund t’u jepnin bekime njerëzve të sëmurë. Të gjitha këto gjëra i ndihmojnë shenjtorët të përgatiten për të parë Perëndinë.

Pamja
Saints raising hands to sustain

Jezusi i tha Jozefit që burrat duhet të jenë të drejtë. Atëherë ata mund të kenë priftërinë. Perëndia bën një besëlidhje me ta. Një besëlidhje është një premtim. Perëndia premton t’i bekojë burrat që kanë priftërinë. Burrat premtojnë të përdorin fuqinë e priftërisë për të ndihmuar njerëz të tjerë. Burrat që kanë priftërinë mund të bëhen bij të veçantë të Perëndisë. Një ditë Ati Qiellor do të ndajë gjithçka që ka me ta.

Pamja
priesthood bearer giving blessing

Jezusi i tha Jozefit se si duhet të përdorin priftërinë e tyre burrat në Kishë. Priftëria mund të përdoret vetëm nga burra të drejtë. Burrat asnjëherë nuk duhet ta përdorin priftërinë për të qenë të këqinj ose mendjemëdhenj. Perëndia nuk do t’ua japë fuqinë e priftërisë njerëzve të këqinj.

Pamja
priesthood bearers performing ordinance

Burrat duhet të përdorin priftërinë me dashuri dhe mirësi. Ata duhet të dëgjojnë Frymën e Shenjtë. Atëherë ata do të kenë gjithmonë fuqinë e priftërisë. Fryma e Shenjtë do të jetë me ta përgjithmonë.

Pamja
missionaries preaching to the world

Jezusi i tha Jozef Smithit se në mision duhet të shkojnë më shumë burra. Ata duhet të predikojnë ungjillin në të gjithë botën. Ata duhet të mësojnë se Perëndia do të gjykojë të gjithë njerëzit. Ata duhet t’u mësojnë njerëzve të pendohen. Ata duhet të pagëzojnë njerëz dhe t’u japin atyre Frymën e Shenjtë.

Pamja
angels helping missionaries

Jezusi tha se misionarët do të bekohen, në qoftë se ata punojnë shumë. Engjëjt do t’i ndihmojnë ata. Ati Qiellor do t’u japë atyre gjërat që kanë nevojë.

Pamja
Joseph speaking to priesthood bearers

Zbulesa mbaroi. Jozefi dhe misionarët ishin të lumtur që mësuan më shumë rreth priftërisë. Ata donin të përdornin fuqinë e tyre të priftërisë në mënyrë të drejtë. Ata donin t’u mësonin të tjerëve rreth Kishës.