Histori nga Shkrimet e Shenjta
Kapitulli 7: Dëshmitarët Shikojnë Fletët e Arta: 1829–1830


“Kapitulli 7: Dëshmitarët Shikojnë Fletët e Arta: 1829–1830,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje (2002), 31–33

“Kapitulli 7,” Histori nga Doktrina e Besëlidhje, 31–33

Kapitulli 7

Dëshmitarët Shikojnë Fletët e Arta

(1829–1830)

Pamja
Joseph and Oliver

Jozef Smithi dhe Oliver Kaudëri përfunduan përkthimin e Librit të Mormonit. Jezu Krishti donte që njerëzit ta lexonin Librin e Mormonit. Ai donte që ata të dinin se Jozefi tha të vërtetën rreth fletëve të arta. Jezusi donte që njerëzit të dinin se fletët e arta ishin të vërteta.

Pamja
Martin Harris, Oliver Cowdery, and David Whitmer

Jozef Smithi ishte i vetmi njeri që kishte parë fletët e arta. Jezusi zgjodhi tre burra të tjerë për të parë fletët e arta. Burrat u quajtën dëshmitarë. Burrat ishin Martin Heris, Oliver Kaudëri dhe Dejvid Uitmër.

DeB 17:1

Pamja
angel with the gold plates

Jozefi dhe tre dëshmitarët shkuan në pyll. Ata u lutën. Një engjëll erdhi dhe u tregoi fletët e arta. Ai u tregoi shkrimet e fletëve. Jezusi u tha tre dëshmitarëve të shkruanin rreth gjërave që ata panë.

Pamja
Joseph, Martin, Oliver and David

Jozefi ishte shumë i lumtur. Tre dëshmitarët do t’u thoshin njerëzve të tjerë që fletët e arta ishin të vërteta. Tani njerëzit do ta dinin që Jozefi tha të vërtetën rreth fletëve.

Pamja
eight witnesses

Jezusi i tha Jozefit t’u tregonte fletët tetë dëshmitarëve të tjerë. Tetë burrat mbajtën fletët e arta në duart e tyre. Ata panë shkrimet e fletëve.

Pamja
witness writing letter

Të gjithë dëshmitarët shkruan rreth fletëve të arta. Ata thanë që panë fletët. Ata thanë që fletët e arta ishin të vërteta. Fjalët që dëshmitarët shkruan, janë në Librin e Mormonit.

Pamja
Joseph giving Moroni gold plates

Jozef Smithi i kishte përkthyer fletët. Dëshmitarët i kishin parë ato. Jozefi nuk kishte më nevojë për fletët e arta. Engjëlli Moroni erdhi te Jozefi. Jozefi ia dha përsëri fletët e arta Moronit.

Pamja
printing the Book of Mormon

Tani Libri i Mormonit ishte gati për t’u shtypur. Jozefi e çoi te nje botues. Jozefi nuk kishte para për te paguar botuesin. Martin Heris kishte shumë para. Jezusi tha që Martin Heris duhej të ndante paratë e tij për të paguar botuesin.

Pamja
wicked men

Satani nuk donte që Libri i Mormonit të shtypej. Ai nuk donte që njerëzit ta lexonin atë. Njerëz të liq u përpoqën ta ndalonin botimin.

Pamja
man stealing pages of book

Shtypshkronja nuk punonte të dielën. Një burrë i lig shkoi në shtypshkronjë të dielën. Ai vodhi disa faqe të Librit të Mormonit. Ai i botoi faqet në një gazetë. Njerëz të mirë e ndaluan atë të vidhte faqet.

Pamja
printer with finished book

Jezusi donte që njerëzit të lexonin Librin e Mormonit. Njerëzit e këqinj nuk mund të ndalojnë punën e Jezusit. Njerezit e këqinj nuk mund të ndalonin botimin. Më në fund Libri i Mormonit u shtyp. Tani shumë njerëz mund ta lexonin atë. Ata mund të mësonin ungjillin e Jezu Krishtit.