2016
Një Histori për Storin
Tetor 2016


Fëmijët që Guxojnë

Një Histori për Storin

Pamja
a story about Story

Përshëndetje, miq!

Emri im është Stori. Jetoja në Turkmenistan. Është një vend në Azinë Qendrore. Më pëlqen shumë të lexoj, vizatoj dhe qep. Më pëlqen shumë të vështroj yjet me babin tim. Unë dhe familja ime ishim të vetmit anëtarë të Kishës në të gjithë vendin!

Lutuni për Misin

Një ditë pas një stuhie të madhe, macja e shoqes sime, Misi, humbi. Kërkuam gjithandej, por nuk mundëm ta gjenim. Unë i thashë se mund të luteshim. Shoqet e mia nuk ishin të sigurta se si, ndaj unë ua tregova atyre. Ne të gjithë u gjunjëzuam dhe secila tha lutjen e vet. Pastaj u ngritëm në këmbë dhe filluam të kërkonim përsëri. Një vajzë vrapoi drejt nesh dhe tha se e gjeti Misin! Isha e lumtur që ndava pjesë të ungjillit me shoqet e mia.

Duke Mësuar nga Njëri-Tjetri

Motra ime, Saria, dhe unë shkuam në një shkollë me fëmijë nga shumë shtete. Neve na pëlqente tej mase të mësonim nga njëri-tjetri dhe të argëtoheshim.

Punime dore dhe argëtim

Unë dhe Saria i ftuam shokët tanë për të luajtur. Ne ngjyrosëm, bëmë punë dore dhe piknik. Gjatë kohës së Krishtlindjes, ne kishim një skeç me shokët e lagjes sonë.

Kisha në Shtëpi

Ngaqë ne ishim të vetmit anëtarë të Kishës, ne e kishim kishën në shtëpinë tonë. Ne kishim mbledhje sakramenti, kohë këndimi, kohë të përbashkët dhe mësime të Fillores. Unë luaja në piano për kohën e këndimit.