2016
Ide për Mbrëmje Familjare
Tetor 2016


Ide për Mbrëmje Familjare

Ky botim përmban artikuj dhe veprimtari që mund të përdoren për mbrëmje familjare. Në vijim janë dy shembuj.

Pamja
children at family home evening

“Fëmijët e Vegjël dhe Sakramenti”, faqe 16: Pasi ta lexoni artikullin si prindër, ju mund të diskutoni rreth mënyrave për t’u mësuar fëmijëve tuaj të vegjël mbi rëndësinë e sakramentit dhe të besëlidhjeve që ata do të bëjnë një ditë kur të pagëzohen. Ju mund t’i përdorni lutjet e sakramentit (që gjenden te Doktrina e Besëlidhje 20:77, 79) për të dhënë mësim rreth premtimeve që ne bëjmë kur pagëzohemi dhe rreth mënyrës se si marrja e sakramentit çdo të diel na lejon që t’i përtërijmë ato premtime. Ju gjithashtu mund të vini me ide për t’i ndihmuar fëmijët tuaj të vegjël që të përqendrohen te Shpëtimtari gjatë sakramentit, të tilla si të krijoni libra të thjeshtë me ilustrime, të mbushura me figura të Shpëtimtarit.

“Një Recetë për të Nxënit”, faqe 62: Nëse keni fëmijë më të rritur që i studiojnë vetë shkrimet e shenjta, merrni parasysh ta lexoni këtë artikull me ta dhe t’i ftoni ata që t’i provojnë idetë e artikullit. Ju mund t’i kërkoni çdo pjesëtari të familjes të krijojë një ditar vetjak studimi dhe të vërë synime për të shkruar në të rregullisht. Pjesëtarët e familjes mund të dalin vullnetarë për të treguar mendime dhe mbresa nga ditari i tyre në mbrëmjet e ardhshme familjare.