2016
Zjarre dhe Mësime Bindjeje
Tetor 2016


Rinia

Zjarre dhe Mësime Bindjeje

Presidenti Tomas S. Monson njëherë tregoi rreth një kohe kur ai mësoi rëndësinë e bindjes. Kur ai ishte tetë vjeç, familja e tij vizitoi shtëpizën e tyre të verimit në male. Ai dhe shoku i tij donin të pastronin një vend me bar për një kamp zjarri. Ata u përpoqën ta pastronin barin me duar, duke tërhequr dhe shkulur sa më fort që mundeshin, por gjithçka që arritën ishin sasi të vogla barërash të këqinj. Presidenti Monson shpjegoi: “Dhe atëherë, ajo që mendova se ishte zgjidhja e përsosur, erdhi në mendjen time tetëvjeçare. I thashë Denit: ‘Gjithçka na duhet është t’u vëmë zjarrin këtyre barërave të këqija. Ne thjesht do të djegim një sipërfaqe rrethore me barëra të këqija!’”

Edhe pse ai e dinte se nuk i lejohej të përdorte shkrepëse, ai shkoi me vrap te shtëpiza verimit për disa shkrepëse, dhe ai e Deni i vunë zjarrin atij vendi me bar. Ata pritën që ai të fikej vet, por përkundrazi ai u kthye në një zjarr të madh e të rrezikshëm. Ai dhe Deni vrapuan për ndihmë, dhe shpejt të rriturit po nxitonin për ta shuar zjarrin përpara se të arrinte pemët.

Presidenti Monson vazhdoi: “Deni dhe unë morëm disa mësime të vështira, por të rëndësishme atë ditë – një pjesë e rëndësishme prej të cilëve ishte rëndësia e bindjes”. (Shih “Bindja Sjell Bekime”, Liahona, maj 2013, f. 89–90.)

Sikurse Presidentit Monson, a ju është dashur ndonjëherë të mësonit një mësim për bindjen në mënyrën më të vështirë? Çfarë synimesh mund të vendosni për ta mbajtur veten tuaj të sigurt nëpërmjet bindjes në të ardhmen?