Faqja Jonë
Ishte e mrekullueshme të shkoja në tempull me familjen time. Ishte një udhëtim i gjatë nga qyteti im për në tempull – thuajse 14 orë. Kaluam një javë pranë tempullit. Mezi pres të bëhem 12 vjeçe për të bërë pagëzime për paraardhësit e mi. Një nga këngët e mia të parapëlqyera është “I Love to See the Temple” [“Tempullin Shum’ Dua t’Shoh”]. Dua të martohem në tempull dhe të kem një familje të përjetshme. Unë e di se tempulli është shtëpia e Zotit.
Xhulia Q., mosha 11 vjeçe (në kohën që u bë fotografia), Goiás, Brazil
Motrës sime më të vogël dhe mua na pëlqen shumë të shkojmë në tempullin në Merida, Jukatan, Meksikë, çdo herë që lagjja jonë organizohet për të shkuar. Ne kalojmë kohë në kopshte dhe luajmë me fëmijët e tjerë që vijnë në tempull. Po përgatitem për të hyrë në tempull një ditë.
Marta S., mosha 6 vjeçe (në kohën që u bë vizatimi), Jukatan, Meksikë
Nga Allen E., mosha 10 vjeçe (në kohën që u bë vizatimi), San-Salvador, El-Salvador