2016
Mësimet nga Nëna
Tetor 2016


Mësimet nga Nëna

Pamja
lessons from mother

Kur po rritesha, kurdoherë që siguronim ndonjë të hollë, nëna ime do të merrte pikërisht kartëmonedhat më të mira – ato që ishin më pak të zhubrosura ose të pista – dhe do t’ia jepte ato shërbestarit të kishës ku shkonim. Ajo e bëri këtë gjatë gjithë jetës së saj. Ajo tha: “Kjo i përket Perëndisë”. Këto fjalë kanë qëndruar me mua që nga ajo kohë. Kur u pagëzova në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme si një i rritur, nuk ishte e vështirë për mua ta paguaja të dhjetën, pasi nëna ime më kishte mësuar që t’i bindesha atij ligji.

Nëna ime gjithashtu më mësoi të isha i ndershëm, edhe nëse do të thoshte të bëje gjëra të vështira. Fqinji ynë rriti të gjitha llojet e frutave dhe perimeve. Ndonjëherë frutat e tij do të rriteshin aq shumë sa të dilnin në anë të gardhit tonë. Një herë unë mora disa nga ky fryt dhe ia çova nënës sime. Ajo më pa dhe tha: “Kjo nuk na përket neve”. Nuk mund ta besoja. I thashë: “Çfarë do të thuash? Është në anë të gardhit tonë!” Sërish ajo tha: “Kjo nuk ka përket neve”. Më pas, ajo më kapi prej dore dhe ne ecëm drejt shtëpisë së fqinjit tonë. Ne i kërkuam falje që i morëm frutat. Nëna ime tha se nëse duam diçka, ne duhej ta merrnin atë në mënyrë të ndershme.

Ndoshta prindërit tuaj nuk janë anëtarë të Kishës ose ju nuk bini gjithnjë dakord me zgjedhjet e tyre. Ju prapëseprapë mund të mësoni parime të vërteta prej tyre, të tilla si ndershmëria, përgjegjësia, mbështetja te vetja dhe puna e madhe. Ato parime do të jenë bekime të mëdha në jetën tuaj.