2016
Udhëtimi për në Tokën e Premtuar
Tetor 2016


Tregime nga Libri i Mormonit

Udhëtimi për në Tokën e Premtuar

Pamja
traveling to the promised land 1
Pamja
traveling to the promised land 2
Pamja
traveling to the promised land 3

Jaredi dhe vëllai i tij jetuan në një luginë me familjet dhe miqtë e tyre. Jezu Krishti e vizitoi vëllanë e Jaredit. Ai i tha atij të ndërtonte barka për ta çuar popullin e tij përmes oqeanit për në tokën e premtuar.

Populli ndërtoi barka pa dritare. Vëllai i Jaredit u shqetësua se si ata do të merrnin frymë dhe do të shikonin. Jezusi tha se ata duhej të bënin vrima në barka për ajër.

Po për dritë? Vëllai i Jaredit bëri 16 gurë të pastër. Ai i kërkoi Jezusit t’i prekte ato me gishtin e Tij që t’i bënte të ndriçonin.

Vëllai i Jaredit pa Jezusin ta prekte secilin gur me gishtin e Tij. Gurët ndriçuan me shkëlqim. Për shkak se ai kishte kaq shumë besim, vëllai i Jaredit e pa Jezu Krishtin!

Perëndia dërgoi erëra të mëdha për t’i shtyrë barkat përmes oqeanit. Kur ata mbërritën në tokën e premtuar, jareditët u lutën për ta falënderuar Perëndinë që i mbrojti.

Ne mund të jemi si vëllai i Jaredit kur i mirëbesojmë Perëndisë dhe kemi besim në Jezu Krisht.