2016
Një Stinë për Historinë Familjare
Tetor 2016


Zëra të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme

Një Stinë për Historinë Familjare

Pamja
a season for family history

Ilustrimi nga Wilson Ong

Si nënë me dy bija të vogla, unë shpesh kam dhënë justifikimin se nuk mund të marr pjesë në disa nga gjërat ku do të doja të merrja pjesë, sepse thjesht nuk është “stina” ime për t’i bërë ato. Njëra nga këto gjëra ishte puna e historisë familjare.

Edhe pse kisha marrë pjesë në indeksim si një veprimtari e këndshme Shabati në të shkuarën, e gjeta veten duke dhënë justifikime se nuk kisha as kohën as dijeninë që të ndërmerrja punën e historisë sime familjare në atë kohë.

Zemra ime ndryshoi herët një mëngjes pak muaj më parë ndërsa isha e ulur në tempull. Ndërkohë që shqyrtoja emrat e të vdekurve në kartat e tempullit, duke u lutur që ata do t’i pranonin ordinancat e tempullit të kryera për ta, mendova me vete: “A nuk do të ishte e këndshme sikur këta të ishin pjesëtarë të vetë familjes sime? Do të më pëlqente të bëja punën për ta.” Shpirti më pohoi që, nëse këto do të ishin dëshirat e mia, atëherë Zoti do të më ndihmonte të bëja punën time të historisë familjare, veçanërisht në ditën e Shabatit. Ai mund të më ndihmonte ta gjeja kohën dhe njohurinë për t’i përmbushur qëllimet e Tij.

Atë të diel, shkova në shtëpi dhe u futa në faqen e internetit FamilySearch.org. Menjëherë lotët m’i mbushën sytë ndërsa shihja emrat e paraardhësve të mi. Lidhja ime me ta u bë më e fortë. Çfarë e shtoi dashurinë time për ta, ishin fotografitë dhe dokumentet personale, të shtuara kohët e fundit nga gjyshja ime, duke i bërë pjesëtarët e familjes sime të merrnin jetë edhe më shumë për mua. Ndjeva gëzim kur e përfshiva bijën time dyvjeçare, e cila mësoi t’i dallonte fotografitë e stërgjyshes dhe katragjyshes së saj, duke i thirrur ato në emër. Ndjeva mënyrën që e përshkroi Presidenti Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: “Shabati siguron një mundësi të mrekullueshme për t’i forcuar lidhjet familjare. Në fund të fundit, Perëndia do që secili prej nesh, si fëmijë të Tij, të kthehemi tek Ai si shenjtorë që kanë marrë dhurimin [indaumentin], të vulosur në tempuj si familje, me paraardhësit tanë dhe pasardhësit tanë” (“Shabati Është një Kënaqësi”, Liahona, maj 2015, f. 130–131).

Që nga ajo përvojë fillestare, unë kam vazhduar të marr pjesë në punën e historisë familjare në ditën e Shabatit. Jam bekuar që të bëj punë në tempull për disa nga pjesëtarët e vdekur të familjes sime. Një bekim i veçantë ka qenë që të mësoj rreth të afërmve të mi dhe të fitoj një lidhje më të ngushtë me gjyshërit e mi, të cilët nuk janë anëtarë të fesë sonë. Ai ma ka forcuar vendosmërinë time që t’i mbaj besëlidhjet e mia dhe të duroj deri në fund, që unë të mund të jem një hallkë e fortë në familjen time të përjetshme.

Edhe pse ka ende shumë punë për t’u bërë, unë i jam mirënjohëse Atit tim Qiellor për rritjen e aftësisë sime që të mund të marr pjesë në punën e Tij, veçanërisht në ditën e Tij. Për mua, Shabati është me të vërtetë një kënaqësi.