Instituti
Mësimi 2 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Përgjigjemi ndaj Profetëve të Zotit


“Mësimi 2 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Të Përgjigjemi ndaj Profetëve të Zotit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 2 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 2 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Të Përgjigjemi ndaj Profetëve të Zotit

Pamja
Lehi duke i predikuar turmës

Me gjasë, ju keni parë njerëz të reagojnë ndryshe ndaj mesazheve të dhëna nga profetët. Njerëzit në Librin e Mormonit patën gjithashtu reagime të shumëllojshme. Çfarë mund të mësojmë nga njerëzit dhe profetët në Librin e Mormonit rreth mënyrës se si të përgjigjemi ndaj Zotit dhe mesazheve të Tij? Ndërkohë që studioni, merrni parasysh se si mund të përgjigjeni me besim dhe bindje më të madhe ndaj fjalës së Perëndisë të dhënë nëpërmjet profetëve të Tij.

Pjesa 1

Në ç’mënyrë paralajmërimet e profetëve e përcjellin dashurinë e Zotit për mua?

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, tha:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Ngaqë Zoti është dashamirës, Ai thërret shërbëtorë për t’i paralajmëruar njerëzit për rrezikun. Ajo thirrje për të paralajmëruar është bërë më e fortë dhe më e rëndësishme për faktin se paralajmërimet me vlerë më të madhe janë mbi rreziqet që njerëzit ende nuk mendojnë se janë të vërteta.” (“A Voice of Warning”, Ensign, nëntor 1998, f. 32).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 1:4, duke kërkuar se cilët dërgoi Zoti për t’i paralajmëruar njerëzit në Jerusalem dhe çfarë mesazhi dhanë ata.

Ashtu si shumë profetë para tij, Lehi u lut për njerëzit në Jerusalem. Ai më pas u pushtua nga Shpirti dhe e pa Jezu Krishtin në vegim. Zoti i tregoi Lehit një libër dhe i kërkoi ta lexonte. (Shih 1 Nefi 1:5–12.)

Pamja
Lehi në majë të malit
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 1:13–14, duke kërkuar atë që Lehi arriti të kuptonte rreth Zotit. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Shtytja për ta ngritur zërin e paralajmërimit është dashuria – dashuria për Perëndinë dhe dashuria për bashkëqeniet. Të paralajmërosh është të tregosh kujdes.” (“Zëri i Paralajmërimit”, Liahona, maj 2017, f. 109).

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 1:19–20, duke kërkuar mënyrën se si njerëzit në Jerusalem u përgjigjën ndaj mesazhit që dha Lehi.

Pamja
Lehi duke Predikuar në Jerusalem, nga Del Parson

Në kohën tonë, Zoti ka thirrur 15 burra (anëtarët e Presidencës së Parë dhe të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve) si profetë, shikues dhe zbulues. Plaku Ulises Soares, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth pranisë së profetëve në tokë:

Pamja
Plaku Ulises Soares

“Profetët që ne i kemi, janë shenjë e dashurisë së Perëndisë për fëmijët e Tij. Ata ua bëjnë të ditur premtimet dhe natyrën e vërtetë të Perëndisë dhe të Jezu Krishtit popullit të Tyre.” (“Profetët Flasin nëpërmjet Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë”, Liahona, maj 2018, f. 99).

Nefi dha mësim gjithashtu se Shpëtimtari është në qendër të asaj që profetët japin mësim dhe shkruajnë.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 25:26, duke kërkuar arsyen se përse profetët japin mësim dhe dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Si kanë ndihmuar profetët që t’ju rritet besimi te Shpëtimtari? Cilat mesazhe profetike të kohëve të fundit ju kanë ndihmuar që ta kuptoni më mirë natyrën e Perëndisë dhe të Jezu Krishtit?

Pjesa 2

Si mund ta di që profeti i gjallë përfaqëson Zotin?

Përfytyroni se si mund të ishit ndier po të ishit një nga fëmijët e Lehit kur ai u tha se Zoti donte që ata të largoheshin nga shtëpia e tyre dhe të udhëtonin drejt vendit të shkretë. Si mendoni se do të kishit reaguar ndaj këtij mesazhi?

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 2:11–13, 16–17, duke kërkuar se si u përgjigjën bijtë e Lehit ndaj tij dhe mesazhit të Zotit për t’u larguar nga Jerusalemi. Ju mund të doni ta shenjoni atë që gjeni.

Presidenti Ajring shpjegoi:

Pamja
Presidenti Henri B. Ajring

“Nga familja e Lehit, vetëm ata që patën besim dhe që e morën vetë zbulesën pohuese, e panë si rrezikun edhe udhën drejt sigurisë. Për ata që nuk patën besim, shpërngulja në vendin e shkretë dukej jo vetëm marrëzi por edhe e rrezikshme.” (“Safety in Counsel”, Ensign, qershor 2008, f. 7).

Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Merrni parasysh të shkruani në ditarin tuaj përgjigjet për pyetjet vijuese: Çfarë mund të mësoj nga shembujt e bijve të Lehit që mund të më udhërrëfejnë në mënyrën se si përgjigjem ndaj mësimeve profetike? Kur keni marrë një dëshmi për thirrjen e një profeti ose një mesazh të një profeti?

Pjesa 3

Çfarë mund të mësoj nga mënyra se si reaguan njerëzit në Librin e Mormonit ndaj mesazheve të Zotit që iu dhanë nëpërmjet profetëve?

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Zgjidhni një ose më shumë nga shembujt vijues të një profeti që jep një mesazh nga Zoti. Ndërkohë që studioni, kërkoni mënyrën se si u përgjigjën njerëzit. Përcaktoni parimet që mësoni rreth mënyrës se si të përgjigjeni ndaj profetëve. Merrni parasysh t’i shkruani parimet që gjeni dhe t’i sillni ato në klasë.

Ndërkohë që shërbente si Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, Motra Karol F. Mek‑Konki dha mësim sa vijon:

Pamja
Motra Karol F. Mek‑Konki

“Ne e kemi një zgjedhje. Ne mund të zgjedhim ta shpërfillim, tallim, marrim nëpër këmbë fjalën e Krishtit të folur nga shërbëtorët e Tij të shuguruar apo të ngremë krye kundër saj. Por Shpëtimtari dha mësim se ata që e bëjnë këtë, do të dëbohen nga populli i Tij i besëlidhjes [shih 3 Nefi 20:23]. …

… Zgjedhshim të qëndrojmë me profetët dhe të jetojmë sipas fjalëve të tyre derisa të bëhemi të bashkuar në besim, të pastruar në Krishtin dhe të mbushur me njohurinë e Birit të Perëndisë.” (“Jetoni sipas Fjalëve të Profetëve”, Liahona, nëntor 2014, f. 79).