Instituti
Mësimi 3 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ëndrra e Lehit për Pemën e Jetës


“Mësimi 3 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Ëndrra e Lehit për Pemën e Jetës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 3 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 3 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Ëndrra e Lehit për Pemën e Jetës

Pamja

Mendoni rreth njerëzve, organizatave, faqeve të internetit ose platformave të mediave shoqërore që ndikojnë te mendimet, zgjedhjet dhe veprimet tuaja çdo ditë. Sa nga këto burime po ju nxitin që ta ndiqni Jezu Krishtin? Ndërsa studioni, merrni parasysh mënyrën se si fjala e Perëndisë mund të ndihmojë që ta rritë aftësinë tuaj për të ecur në shtegun e ngushtë dhe të ngushtuar që të çon te Zoti dhe bekimet e Shlyerjes së Tij.

Pjesa 1

Si mund ta ndiej më shumë dashurinë e Perëndisë në jetën time?

Ndërkohë që familja e Lehit “qëndroi në vendin e shkretë” (1 Nefi 8:2) gjatë udhëtimit të saj drejt tokës së premtuar, Lehi mori një vegim nga Perëndia. Në vegimin e tij, Lehin e udhëhoqi një njeri i veshur me një rrobë të bardhë në “një vend të shkretë, të errët dhe të zymtë” (1 Nefi 8:1–7).

Pamja

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 8:8–12 për rrëfimin e Lehit mbi atë që pa pasi iu lut Zotit për mëshirë.

Pamja

Më vonë, Nefi mori një vegim të ngjashëm me atë të atit të tij. Kur Nefi kërkoi të kuptonte domethënien e pemës së jetës, atij i treguan “nën[ën] e Birit të Perëndisë, sipas mënyrës së mishit … duke mbajtur një fëmijë në krahët e saj” (1 Nefi 11:18, 20). Një engjëll më pas iu shfaq Nefit për ta ndihmuar që të kuptonte më tej domethënien e pemës.

Pamja

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 1 Nefi 11:21–22, duke kërkuar se çfarë përfundimi nxori Nefi mbi domethënien e pemës.

Plaku Nil A. Maksuell, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim: “Të marrësh nga dashuria e Perëndisë është të marrësh nga Shlyerja e Jezusit dhe … gëzimet që mund të sjellë ajo” (“Lessons from Laman and Lemuel”, Ensign, nëntor 1999, f. 8).

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tha gjithashtu:

Pamja

“Marrja e frytit të pemës simbolizon gjithashtu se ne i marrim vullnetarisht ordinancat dhe besëlidhjet e ungjillit të rivendosur – pagëzimin, marrjen e dhuratës së Frymës së Shenjtë dhe hyrjen në shtëpinë e Zotit që ta marrim si dhurim fuqinë nga lart. Nëpërmjet hirit të Jezu Krishtit dhe nderimit të besëlidhjeve tona, ne marrim premtimin e pamatshëm të të jetuarit me familjet tona të drejta gjatë gjithë përjetësisë.

S’është çudi që engjëlli e përshkroi frytin si ‘më [i] gëzueshm[i] për shpirtin’ [1 Nefi 11:23].” (“Fryti”, Liahona, nëntor 2019, f. 117).

Pamja

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Mendoni rreth fjalëve që përdori Lehi (shih 1 Nefi 8:10–12) për të përshkruar pemën e jetës dhe frutën e saj. Çfarë ju mësojnë këto fjalë për dashurinë e Perëndisë siç tregohet nëpërmjet dhurimit të Birit të Tij Jezu Krishtit?

Pjesa 2

Çfarë mund të më mbajë larg nga Jezu Krishti dhe frytet e Shlyerjes së Tij?

Jo të gjithë njerëzit në ëndrrën e Lehit e shijuan frutën apo qëndruan pasi e hëngrën atë. Nga ky rrëfim, ne mësojmë se ndërsa disa njerëz refuzuan ta pranonin Shpëtimtarin dhe bekimet që vijnë nga Shlyerja e Tij, të tjerë e shijuan mirësinë e Tij dhe më vonë u larguan prej Tij, sepse u shpërqendruan, u vunë në siklet ose u joshën për të jetuar në mëkat.

Pamja

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Studioni me kujdes te 1 Nefi 12:16–18, duke kërkuar elemente nga ëndrra e Lehit që i mbajtën njerëzit larg nga pema dhe se çfarë zbuloi Nefi për simbolikën e çdo elementi.

Pamja

Njerëz që mbahen te shufra e hekurit mes mjegullës së errësirës.

Pamja

Diskutoni në Përgatitje për Orën Mësimore

Me ndihmën e një pjesëtari të familjes ose të një miku/eje, përcaktoni disa shembuj të tanishëm të “burimi[t të] ujit të fëlliqur” (1 Nefi 12:16), “mjegulla[ve të] errësirës” (vargu 17) dhe talljes nga njerëzit në ndërtesën e madhe dhe të gjerë. Përgatituni ta tregoni shembullin tuaj në klasë.

Pamja

Pjesa 3

Si mund t’i bëj ballë tundimit dhe të qëndroj besnik/e ndaj Jezu Krishtit?

Në vegimin e tij, Lehi pa tri grupe njerëzish që po përpiqeshin të ecnin në shtegun e ngushtë e të ngushtuar që të çonte drejt pemës dhe frutës së saj. Lehi pa gjithashtu një shufër hekuri që shtrihej përgjatë shtegut, që të çonte drejt pemës.

Pamja

Nefi dha mësim se shufra e hekurit përfaqëson fjalën e Perëndisë dhe se ata që mbaheshin në të “nuk do të mbaronin kurrë; as tundimet dhe shigjetat e flakta të kundërshtarit nuk do të mund t’i mposhtnin ata” (1 Nefi 15:24). Presidenti Ezra Taft Benson vërejti se fjala e Perëndisë gjendet “në shkrimet e shenjta, në fjalët e profetëve të gjallë dhe në zbulesën vetjake” (“The Power of the Word”, Ensign, maj 1986, f. 80).

Pamja

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Teksa lexoni fragmentet në vijim nga shkrimet e shenjta, kërkoni ndryshimin ndërmjet njerëzve që u mbështetën te fjala e Perëndisë dhe atyre që nuk e bënë këtë.

Pamja

Motra En M. Dib, ish-këshilltare në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, shprehu këto fjalë inkurajimi për ata që e lëshuan shufrën e hekurit:

Pamja

“Të mbahesh tek shufra e hekurt nuk është gjithmonë e lehtë. Ne mund ta lëshojmë për shkak të presionit të bashkëmoshatarëve ose krenarisë, nga mendimi se mund ta gjejmë vetë rrugën për t’u kthyer – më vonë. … Nefi thotë: ‘Dhe shumë u zhdukën nga sytë e tij, duke u endur nëpër udhë të panjohura’ (1 Nefi 8:32). Në periudha të vështira në vetë jetën tonë, ne mund të zbulojmë që edhe ne ‘[jemi] duke u endur nëpër udhë të panjohura’. Më lejoni t’ju siguroj se është gjithmonë e mundur për ne që të gjejmë rrugën tonë të kthimit. Nëpërmjet pendimit, të mundësuar nga sakrifica shlyese e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krisht, ne mund të arrijmë përsëri dhe të ripërkushtohemi që ta mbërthejmë fort shufrën e hekurt dhe të ndiejmë udhëheqjen e dashur të Atit tonë Qiellor edhe një herë. Shpëtimtari na ka shprehur një ftesë të përhershme: Pendohuni, mbahuni dhe mos e lëshoni.” ( “Mbahuni”, Liahona, nëntor 2009, f. 80–81).

Pamja

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Shqyrtoni se cili nga grupet që përshkroi Nefi, e pasqyron më mirë situatën tuaj të tanishme. Në çfarë mënyrash fjala e Perëndisë po ju ndihmon që t’i afroheni më shumë Shpëtimtarit dhe fuqisë së Tij shlyese? A ka ndryshime që doni t’i bëni, në mënyrë që të mbaheni më mirë në shufrën e hekurit?