Instituti
Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit


“Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës: Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit (2021)

“Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës”, Mësimet dhe Doktrina e Librit të Mormonit – Materiali i Mësuesit

Mësimi 7 Materiali i Përgatitjes së Klasës

Fuqia Përforcuese e Jezu Krishtit

Pamja
Dora e Tij Rri e Shtrirë, nga Elizabeth Thayer

Reflektoni për një minutë për rastet kur keni vuajtur nga ana fizike, mendore, emocionale apo shpirtërore. Mendoni gjithashtu për rastet kur ndiheni me dobësi ose mangësi. Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, vërejti: “Për shkak të Shlyerjes së Tij, Shpëtimtari ka fuqinë për të ndihmuar – për të dhënë ndihmesë – për çdo dhembje dhe hidhërim të vdekshëm” (“Të Forcuar nga Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, nëntor 2015, f. 62). Ndërsa studioni më shumë rreth Shlyerjes së Jezu Krishtit, merrni parasysh se si Zoti ju ka ndihmuar dhe do të vazhdojë t’ju ndihmojë që të duroni hidhërimet dhe t’i mposhtni dobësitë në jetën tuaj.

Pjesa 1

Si mund të më ndihmojë Shpëtimtari me hidhërimet dhe dobësitë e mia?

Presidenti Ted R. Kelister, ish-President i Përgjithshëm i Shkollës të së Dielës, foli për shtrirjen e Shlyerjes së Shpëtimtarit në këtë mënyrë:

Pamja
Presidenti Ted R. Kelister

“Shlyerja e Jezu Krishtit … bë[ri] të mundur që ne të kthehemi në praninë e Perëndisë, të bëhemi më shumë si Ai dhe të kemi plotësi gëzimi. Kjo u bë duke mposhtur katër pengesa:

  1. Vdekjen fizike

  2. Vdekjen shpirtërore të shkaktuar nga Adami dhe nga mëkatet tona

  3. Vuajtjet dhe dobësitë tona

  4. Dobësitë dhe papërsosuritë tona”

(“Shlyerja e Jezu Krishtit”, Liahona, maj 2019, f. 85).

Në mësimin 6, “Shlyerja e Pafundme e Jezu Krishtit”, ne trajtuam dy pengesat e para. Tani, le të marrim parasysh se si Shlyerja e Shpëtimtarit i mposht pengesën e tretë dhe të katërt.

Rreth vitit 83 pr.K., Alma i Riu dha dorëheqjen si kryegjykatës që ai të mund të jepte mësim fjalën e Perëndisë në tërë vendin. Në qytetin e Gideonit, Alma profetizoi se Shëlbuesi do të lindte në tokë dhe do të jetonte mes popullit të Tij dhe se Ai do të përjetonte të gjitha dhembjet, hidhërimet dhe tundimet e jetës në vdekshmëri.

Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Alma 7:11–12 dhe kërkoni arsye se përse Jezu Krishti i mori mbi Vete këto përvoja të vdekshmërisë.

Pamja
Krishti në Gjetseman, nga Heinrich Hofmann

Për këtë mësim dallues nga Libri i Mormonit, Peshkopi Kryesues Zherald Kosé, vërejti:

Pamja
Peshkopi Zherald Kosé

“Përveçse mbajti barrët e mëkateve tona, Krishti mori mbi Vete brengat, dobësitë, vuajtjet e sëmundjet dhe të gjitha hidhërimet tona, që janë të pandara nga gjendja tokësore e njeriut. Nuk ka vuajtje, dhembje apo trishtim që Ai nuk e kaloi për ne [shih Alma 7:11–12].” (“Një Dëshmitar i Gjallë i Krishtit të Gjallë”, Liahona, maj 2020, f. 39)

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, gjithashtu dha mësim:

Pamja
Plaku Dejvid A. Bednar

“Në një çast dobësie ju mund të thërrisni: ‘Askush s’e di si është. Askush s’e kupton.’ Por Biri i Perëndisë di dhe kupton në mënyrë të përsosur, sepse Ai i ka ndier dhe i ka mbajtur barrët tona vetjake. Dhe për shkak të flijimit të Tij të pafund dhe të përjetshëm (shih Alma 34:14), Ai ka dhembshuri të përsosur dhe mund të na e shtrijë krahun e Tij të mëshirës. Ai mund të na arrijë, prekë, ndihmojë, shërojë e forcojë që të jemi më shumë sesa mund të ishim ndonjëherë dhe që të na ndihmojë të bëjmë atë që nuk mund ta bënim kurrë duke u mbështetur vetëm mbi vetë fuqinë tonë.” (“I Duronin Barrët e Tyre me Lehtësi”, Liahona, maj 2014, f. 90)

Pamja
grua duke medituar
Pamja
ikonë, shënoni

Shënojini Mendimet Tuaja

Si ju ndihmon dijenia se Shpëtimtari i kupton përsosurisht të gjitha hidhërimet dhe dobësitë tuaja? Kur e keni ndier Atë t’ju vijë në ndihmë, t’ju ngushëllojë ose t’ju forcojë kur keni përjetuar sfida në jetën tuaj?

Pjesa 2

Si mund të më ndihmojë mua Shpëtimtari me pikat e mia të dobëta dhe papërsosuritë e mia?

Si autori i fundit në Librin e Mormonit, Moroni përfshiu një përmbledhje të fletëve të Ethërit, të cilat përmbajnë historinë e jareditëve dhe shkrimet e vëllait të Jaredit. Moroni u mahnit me fuqinë e shkrimeve të vëllait të Jaredit dhe shprehu shqetësimin e tij rreth dobësive që ai perceptoi në shkrimet e veta dhe në shkrimet e profetëve të tjerë në Librin e Mormonit.

Pamja
Moroni duke shkruar në fletë të arta
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni tek Ethëri 12:23–27 dhe merrni parasysh se si u ndje Moroni rreth mangësive të tij. Përsiatni për mënyrën se si përgjigjja e Zotit mund t’jua bekojë jetën.

Duke i vendosur pikat tona të dobëta dhe papërsosuritë tona në një këndvështrim të përjetshëm, Motra Mishel D. Krejg, Këshilltare e Parë në Presidencën e Përgjithshme të Të Rejave, dha mësim:

Pamja
Motra Mishel D. Krejg

“Natyrisht, të gjithë ne nuk do ta arrijmë [plotësisht] potencialin tonë hyjnor dhe ka njëfarë të vërtete te përfundimi se të vetëm ne nuk jemi mjaftueshëm [të mirë]. Por lajmet e mira të ungjillit janë që, me anë të hirit të Perëndisë, ne jemi mjaftueshëm [të mirë]. …

E vërteta e habitshme është se dobësitë tona mund të jenë një bekim kur na përulin dhe na kthejnë te Krishti. …

Në fakt, mrekullitë e Jezusit shpesh fillojnë me dallimin e një dëshire, nevoje, mossuksesi apo papërshtatshmërie.” (“Pakënaqësia e Shenjtë”, Liahona, nëntor 2018, f. 54)

Pamja
ikonë, përsiatni

Përsiatni në Përgatitje për Orën Mësimore

Kur e keni parë, me ndihmën e Shpëtimtarit, një dobësi që është bërë një bekim në jetën tuaj ose në jetën e dikujt që e njihni?

Pjesa 3

Si mund ta ftoj hirin e Zotit më plotësisht në jetën time?

Në shkrimet e tij, Nefi dëshmoi se Moisiu i nxori bijtë e Izraelit nga robëria me anë të fuqisë dhe hirit të Perëndisë. Nefi shkroi: “Sikurse jeton Zoti Perëndi, nuk ka emër tjetër të dhënë nën qiell përveç këtij të Jezu Krishtit … nga i cili njeriu mund të shpëtohet” (2 Nefi 25:20). Nefi e mësoi popullin e tij se vetëm hiri i Jezu Krishtit dhe jo veç bindja ndaj ligjit të Moisiut mund t’i shpëtonte ata. Hiri është një “mjet hyjnor ndihme ose force, i dhënë nëpërmjet mëshirës dhe dashurisë bujare të Jezu Krishtit” (Bible Dictionary [Fjalori Biblik], “Grace” [“Hir”]).

Pamja
Krishti Viziton Nefitët, nga Minerva K. Teichert
Pamja
ikonë, studioni

Studioni në Përgatitje për Orën Mësimore

Lexoni te 2 Nefi 25:23, 29, duke kërkuar rolin që keni për ta ftuar hirin e Zotit në jetën tuaj.

Fraza “pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë” (2 Nefi 25:23) mund të duket si mbingarkesë. Merrni parasysh se si thëniet vijuese nga dy anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, mund të na ndihmojnë ta kuptojmë se çfarë nënkupton kjo frazë.

Pamja
Plaku D. Tod Kristoferson

“Nuk kemi nevojë të arrijmë njëfarë niveli minimal të aftësisë ose mirësisë përpara se Perëndia të na ndihmojë – ndihma hyjnore mund të jetë e jona në çdo orë të çdo dite, pavarësisht se ku jemi në shtegun e bindjes. Por e di se, përtej të dëshiruarit të ndihmës së Tij, ne duhet ta vëmë në veprim veten tonë, të pendohemi dhe të zgjedhim Perëndinë, që Ai të jetë në gjendje për të vepruar në jetën tonë në përputhje me drejtësinë dhe lirinë e zgjedhjes morale.” (D. Tod Kristoferson, “Të Lirë Përgjithmonë, që të Veprojnë për Veten e Tyre”, Liahona, nëntor 2014, f. 19)

Pamja
Plaku Ulises Soares

“Zoti, nëpërmjet hirit të Tij, do ta ndihmojë secilin prej nesh të marrë kryqin e tij dhe do t’i bëjë barrët tona të lehta. … Ju lutem, mos hiqni dorë kurrë pas dështimeve të njëpasnjëshme dhe ta konsideroni veten të paaftë për të braktisur mëkatet dhe për të mposhtur varësinë. Do të jetë më keq për ju të ndaloni së përpjekuri e pas kësaj të vazhdoni në dobësi dhe mëkat! Gjithmonë përpiquni fort të bëni më të mirën tuaj, duke treguar me veprat tuaja dëshirën për të pastruar brendësinë e enës, sikurse u dha mësim nga Shpëtimtari. Ndonjëherë zgjidhjet për disa sfida vijnë pas muajsh e muajsh përpjekjesh të vazhdueshme. Premtimi që gjendet në Librin e Mormonit se ne ‘shpëtohemi nëpërmjet hirit, pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë’ [2 Nefi 25:23], vlen edhe për këto rrethana. Ju lutem, mbani mend se dhurata e hirit të Shpëtimtarit ‘nuk është domosdoshmërisht e kufizuar në kohë te “pas” gjithçkaje që mund të bëjmë. Ne mund ta marrim hirin e Tij përpara, gjatë dhe pas kohës kur bëjmë përpjekjet tona vetjake’ [shih Bruce C. Hafen, The Broken Heart: Applying the Atonement to Life’s Experiences (1989), f. 155–156].” (Ulises Soares, “Ta Marrim Kryqin Tonë”, Liahona, nëntor 2019, f. 113–114)

Pamja
ikonë, diskutoni

Tregoni të Mësuarit Tuaj

Merrni parasysh t’ia tregoni një miku/eje ose pjesëtari/eje të familjes atë që keni mësuar rreth frazës “ne shpëtohemi nëpërmjet hirit, pas gjithçkaje që ne mund të bëjmë” (2 Nefi 25:23). Si mendoni ju se mund ta ftoni më tej fuqinë përforcuese të Shpëtimtarit në jetën tuaj, që t’ju ndihmojë me disa nga pikat tuaja të dobëta ose mangësitë tuaja të tanishme?